FOTO/ “Meme” epike e Interit, dyshja Lautaro-Lukaku njësoj si në… “Dragon Ball”

Te Interi i gëzohen faktit se dyshja sulmuese do të jetë sërish ajo e titullit kampion të përpara dy sezoneve Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku.

LU LA

Së fundmi stërvitjeve të zikaltërve i është bashkuar dhe sulmuesi belg, i cili vinte pas pushimeve.

Në një postim në profilet e saja zyrtare në rrjetet sociale, Interi ka publikuar diçka që të kujton filmin vizatimor shumë të dashur nga fëmijët, “Dragon Ball”.

Në foton origjinale është Lautaro dhe Lukaku duke u përqafuar dhe në foton tjetër te filmi vizatimor janë Goten dhe Tranks duke bërë bashkimin në një trup të vetëm.

Një foto që te skuadra zikaltër besojnë shumë te aftësitë dhe te golat e dyshes sulmuese.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

FOTO/ “Meme” epike e Interit, dyshja Lautaro-Lukaku njësoj si në… “Dragon Ball”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook