Kapiteni i jep lamtumirën Kastriotit për të shkuar te Flamurtari: Do jem tifozi numër 1

Kastrioti ka vijuar të stërvitet që prej së hënës në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, ndërsa së fundmi ish-kapiteni Sokol Neziri është përshëndetur me skuadrën për të vazhduar aventurën e tij te Flamurtari.

SOKOL NEZIRI

Në një fjalë të shkurtër përpara lojtarëve, Neziri tha: “Ju uroj një vit futbollistik sa me të mbarë. Ju falënderoj për respektin që më keni dhënë dhe për çdo gjë që kaluam bashkë këto vite. Sezoni që vjen fizikisht do të më gjejë në një tjetër qytet, tjetër ekip, por që unë do të jem tifozi numër një juaji. Besoni te vetja edhe shikoni sa më lart, sepse e meritoni dhe besoni te vetja juaj se jeni më të mirët”, tha Neziri.

STAFI- Krutanët në këtë merkato vere kanë pasur ndryshime edhe në stafin teknik, duke qenë se trajneri i portierëve, Blendi Baholli, u largua tek ekipi i Laçit. Mirëpo krutanët kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij dhe ai do të jetë Redjan Baku, ish-portieri i Ilirisë së Fushë-Krujës, i cili ka qenë trajner portierësh tek ekipi i Vorës sezonin e shkuar. Sa i takon pjesës tjetër të stafit teknik, ka pasur edhe lëvizje edhe nga njëri prej fizioterapistëve, pasi Serxho Harizi nuk do të jetë më pjesë e stafit.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Kapiteni i jep lamtumirën Kastriotit për të shkuar te Flamurtari: Do jem tifozi numër 1

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook