Operacioni në Call Center-in në Vlorë, lirohen të shoqëruarit, pronarët dyshohet se…

Renea

Janë liruar personat e shoqëruar një ditë më parë pas aksionit të zhvilluar në një Call Center në Vlorë.

Policia e Vlorës konfirmon se nuk ka asnjë person të arrestuar, ndërsa hetimi vazhdon për personat që janë të përfshirë. Sakaq janë sekuestruar kompjuterë dhe prova materiale të cilat mund të çojnë në zbulimin e skemave të mashtrimit ose personave të përfshirë.

Po ashtu mendohet se mund të ketë lidhje mes Call Centereve, në Vlorë dhe Elbasan , pasi aksioni ditën e djeshme u shtri edhe në qytetin e Elbasanit. Sakaq pronarët dyshohet të jenë larguar nga Shqipëria,. Hetimi nga Spanja mendohet të ketë pasur në fokus këta të fundit.

Arena e Lajmit

Operacioni në Call Center-in në Vlorë, lirohen të shoqëruarit, pronarët dyshohet se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook