“Ose largo Berishën, ose futu në birucë”, Redi Shehu: Nga dosja e financimit rus nis konflikti në PD, Basha i qëndroi pazarit deri sa…

Shehuuuuu

Analisti Redi Shehu teksa komentoi debatin e madh që krijoi lajmin se Rusia kishte financuar 500 mijë dollarë PD-së, tha se këtu inicioi i gjithë konflikti brenda demokratëve.

I ftuar në “Open” Shehu tha se ka pasur një pazar mes Bashës dhe Berishës, ndërsa shton se ka pasur presion nga ana e amerikanëve për ta.

“Do diskutoj për deklaratat e zotit Berisha, që e kam pasur përballë në 27 janar të 2021 vjet. Po flas me deklaratat e tij. Kur Berisha u pyet për dosjen Muzin tha; ‘Ambasadori Lu më solli dosjen mua dhe pretendoi se ishin para ruse. Për mua nuk është e vërtetë’. U thirr zoti Basha nga ambasada amerikane dhe iu kërkua; ose largo Berishën, ‘ose futu në birucë’. Më pas i bëhet pyetje për një person, ish-funksionar i DASH. ‘Mua më kërkoi për një person që ta mbështesja’, dhe doli që ishte zonja Hajdari. Nga kjo dosje nis konflikti në PD. Vjen Jonathan Moore dhe thotë; mbështet filanen, se Basha ishte i djegur. Amerikanët i kërkuan; dorëzojë! Ndërsa amerikani tjetër thotë; hiqe. Zonja Kim i thotë Bashës; largo Berishë. A ka një pazar mes Bashës dhe Berishës? Të dyve iu kërkua që të heqin njëri-tjetrin. Po a ranë dakord? Basha i qëndroi pazarit, deri sa presioni amerikan arriti në nivel të lartë.”, tha Shehu.

Arena e Lajmit

“Ose largo Berishën, ose futu në birucë”, Redi Shehu: Nga dosja e financimit rus nis konflikti në PD, Basha i qëndroi pazarit deri sa…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook