“Sezoni i kaluar ishte i keq, këtë vit Teuta renditet më lart në kampionat”, Kotobelli: Na presin sfida të reja, do jemi kompetitivë

Blerim Kotobelli mbylli sezonin e parë me Teutën pas rikthimit verën e kaluar. Mbrojtësi blu është i kënaqur me paraqitjet personale, ndërsa thotë se durrsakët ishin të pafat kampionatin që u mbyll dhe gjërat nuk shkuan mirë. Ai analizon për “Panorama Sport” gjendjen e skuadrës në këtë start të përgatitjeve dhe çfarë pritet nga sezoni i ardhshëm.

KOTOBELLI 1

Si ndiheni këto ditë të para stërvitjeje?

Shumë mirë dhe jam kthyer me dëshirë të madhe. Tani që po stërvitem, mendoj vetëm për rikthimin në fushë. Mezi po pres për të luajtur ndaj një rivali, megjithatë deri më 20 gusht kur të nisë kampionati ka ende kohë.

Po skuadra si ju duket?

Ndjesitë janë të mira. Personalisht m’u bë qejfi që i takova shokët, stafin, trajnerin. Jemi duke u stërvitur shumë mirë në Durrës, ndërsa nga java e ardhshme do të zhvillojmë dy seanca stërvitore në ditë. Për fat, jemi mirë fizikisht dhe shpresoj që kështu të vazhdojmë gjatë gjithë sezonit. Nuk kemi pasur as probleme me dëmtimet dhe ky fakt na favorizon ndjeshëm për të vijuar punën me të njëjtin ritëm.

Si ishte rikthimi në fushë?

Pas gati një muaji pushim, nuk është e lehtë të përqendrohesh menjëherë, por për fat, jemi të gjithë mirë e pa dëmtime e tashmë po hedhim hapat e parë për sezonin e ri. Duam të kemi një formë sa më të mirë kur të nisin ndeshjet e rëndësishme.

Çfarë komentesh keni për sezonin e kaluar?

Mund të themi se ishte një sezon i keq, por ja që tashmë ka kaluar e nuk mund të bëjmë më asgjë për të përmirësuar. Në këto momente ka rëndësi puna për të ardhmen. Së shpejti do të nisë sezoni i ri dhe kam besim se mund të përmirësojmë ndjeshëm rezultatet tona.

Çfarë prisni nga sezoni i ri?

Përpara na presin shumë sfida që do të jenë interesante. Uroj që të mbërrijmë sa më larg të jetë mundur në kompeticionet ku do të marrim pjesë dhe që të mbyllim sezonin me një renditje më të mirë sesa ajo e vitit të kaluar. Sezonin e ri do mundohemi të jemi më kompetitiv dhe të bëjmë sa më mirë.

ZAMIR QYPI – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Sezoni i kaluar ishte i keq, këtë vit Teuta renditet më lart në kampionat”, Kotobelli: Na presin sfida të reja, do jemi kompetitivë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook