U dhunua barbarisht dhe përfundoi në koma, 22-vjeçarja nga Kenia prej 3 muajsh te Trauma, ja momenti kur reagon (Video)

21 Vjecarja Nga Kenia

Pamjet tronditëse që shihni vijnë nga Spitali i Traumës, atje ku prej 3 muajsh qëndron në shtratin e spitalit një 22-vjeçare nga Kenia, e cila është dhunuar barbarisht nga persona ende të paidentifikuar. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb pamjet ku shihet e reja, që me herët ka qenë në koma, në spital, ndërsa sot nuk arrin të ngrihet nga vendi dhe ndodhet në gjendje shëndetësore.

Familjarët e saj kanë kërkuar që vajza, e cila punonte në një kazino në Tiranë, të transferohej për mjekim të specializuar jashtë vendit. Ndërkohë që pritet transferimi i saj jashtë vendit, në një spital të specializuar.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se vajza i ishte ankuar nënës së saj para se të ndodhte ngjarja se një person, të cilin e njihte, e përndiqte. Ndërkohë që grupi hetimor dyshon se ky person mund të fshihet pas ngjarjes.

Arena e Lajmit

U dhunua barbarisht dhe përfundoi në koma, 22-vjeçarja nga Kenia prej 3 muajsh te Trauma, ja momenti kur reagon (Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook