Sezoni i shkuar për talentin e Çelsit, Hadson-Odoi ishte i mbushur me probleme për shkak të një dëmtimi neurologjik që futbollisti pësoi, i cili e la atë disa muaj jashtë fushave të lojës.
Lidhur me këtë çështje ka folur vetë 21-vjeçari i cili në një intervistë për faqen zyrtare të “Bluve” ka thënë se nuk ishte i aftë të pasonte një top 9 metra me larg sepse ndjente menjëherë lodhje dhe ka theksuar se mendon se e gjitha kjo që ai kaloi ka lidhje me COVID-in.
“Nuk kisha fare fuqi në këmbë, provoja të pasoja një top 9 metra më larg dhe nuk mundesha, isha shumë i lodhur.
Mendoj se është diçka që ma shkaktoj COVID-i që kalova në dhjetor, por nuk mund ta besoja sepse kishte kaluar shumë kohë që atëherë.
Problemi më filloi në tendinën e akilit dhe pastaj më kaloi në të gjithë trupin. Nuk kisha forcë as për të vrapuar.
I dhashë kurajë vetës dhje vazhdova stërvitjen, tani trupi im është riaftësuar dhe gjithçka duket të rregull.”, tha Hadson-Odoi.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…