E ardhmja e Vedat Muriqit vazhdon të mbetet mister, me sulmuesin e Kosovës që nuk e finalizoi dot transferimin te Klab Bryzhi për shkak të rezultateve aspak të kënaqshme në testet fizike me klubin belg. Nisur nga kjo situatë Lacio ka marrë vendimin të rikthejë 28-vjeçarin në skuadër, i cili do të bashkohet me grupin ditën e nesërme.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, Muriqi pritet që nesër në orën 8 të udhëtojnë në Paideia dhe të kryejë vizitat mjekësore rutinë me skuadrën përpara startit të grumbullimit .
Mbetet për t’u parë se çfarë do të thotë klubi italian për rezultatet e testeve që do t’i kryhen sulmuesit të Ksovës, i cili për momentin mbetet në Serinë A.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…