Dy lojtarë surprizojnë në grumbullimin e Milanit, Pioli mbetet i habitur nga… “transformuesit”

Jasin Adli tashmë i ka magjepsur të gjithë. Driblime, goditje me thembër, lojë me kokën lart. I vlerësuar nga të gjithë. Së bashku me të, një tjetër i ri në ekip është Tomazo Pobega, por ai e njeh mjedisin kuqezi sepse aty është rritur. Drejtuesit e “Djallit”, vite më parë i shkuan në shtëpi për të bindur prindërit e tij që ta bënin të vishte fanellën kuqezi.

Collage Maker-10-Jul-2022-07.06-PM

Vetëm Tomazi tregoi për një udhëtim në mes të të ftohtit dhe në një rrugë aq të ngushtë ku nuk kalonte dot as një makinë. Aq e ngushtë, saqë nga klubi i telefonuan babait të djalit: “Eja ti, nuk vijmë ta marrim dot”. Kështu lindi transferimi i Pobegës në Milano, me kokëfortësi dhe këmbëngulje, dhe tani Tomazo kërkon të qëndrojë, pasi pas dy huazimeve me Specian dhe Torinon kërkon të pranohet “në shtëpi”.

LËVDATA

Adli është fëmijë i viteve 2000, ndërkohë Pobega i fundit të atyre ’90. I pari vjen nga një sezon i keq në nivel ekipi, pasi me Bordonë ra nga kategoria. Nga ana tjetër, ishte pozitiv në nivel personal (një gol dhe shtatë asiste). Ndërkohë, Pobega tregoi vlera edhe nën urdhrat e Juriçit me katër gola dhe tri asiste në 33 ndeshje. Një vit më parë kishte shënuar gjashtë gola të tjerë për Specian e italianes, ndërsa tani duket gati të thotë fjalën e tij në mesfushën e kuqezinjve. Nëse Tonali dhe Benaser janë të paprekshëm, “ai” dhe kolegu më i ri francez do të jenë alternativat. Në fund të fundit, Pioli foli shumë mirë për të dy në konferencën e parë të vitit, veçanërisht për Pobegën. Gjatë bisedës me gazetarët e ka përmendur disa herë. “Është i fortë, ka fizik, do të na ndihmojë, por edhe Adli është një lojtar shumë interesant”. Me pak fjalë, trajneri i vlerëson të dy.

KRAHASIM

Adli është organizator, një 10-sh, i cili pëlqen të pasojë për sulmuesit duke i vendosur përballë me portierët rivalë. Por gjithashtu mund të drejtojë lojën. Nga pikëpamja taktike, Pobega është gjithashtu fleksibël. Te Torino bënte mesfushorin sulmues, por fillimet i pati në një mesfushë me tre. Përvoja ndër vite e ka përshtatur dhe për të qenë ideal në “digën” dyshe të Milanit. Vitin e kaluar, francezi luajti 25 ndeshje në mesfushë dhe 6 si organizator. Shifrat tregojnë se Adli ka një natyrë më sulmuese. Krahasuar me Pobegën ai krijoi më shumë se dy herë më shumë raste (59 me 25), luajti më tepër topa të gjatë (102 me 49) dhe dribloi më shumë (46 me 14). Nuk ka konkurrencë në vertikalizimet për sulmin ku Adli kryeson 11 me zero, ndërsa balanca është në fuqi për sa u përket pasimeve vertikale (349 me 399). Francezi ka qenë më pranë rezultatit edhe në goditjet në portë (15 me 8).

STILE LOJE

Të dhënat e Opta-s për prekjet e topit të shpërndara në fushë, nga ana tjetër, tregojnë se Adli ti pëlqen të luajë në qendër i anuar majtas, ndërsa Pobega është më shumë i prirur për depërtime qendrore (më shumë prekje në ¾-at e fushës, më pak në korsi). Francezi vjen shpesh për të marrë topin, ngre kokën dhe përpiqet të luajë. Në mbrojtje, dominon ekuilibri. Topat e rikuperuar, ata të ndërprerë dhe duelet e fituara janë pothuajse të ngjashme. Adli, duke qenë një futbollist që i pëlqen të rrezikojë, ka humbur më shumë topa se kolegu i tij (494 me 331), por ka ndërprerë më shumë (37 me 25). Pioli ka detyrë t’i integrojë në mënyrën më të mirë të mundshme me pjesën tjetër të ekipit. Tomazo dhe Jasin duken gati.

KRAHASIME MES LOJTARËVE:

78978979

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Dy lojtarë surprizojnë në grumbullimin e Milanit, Pioli mbetet i habitur nga… “transformuesit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook