EKSKLUZIVE/ “Futbolli nuk është matematikë” Seferi: Mezi pres të tregojmë se cilët jemi

Taulant Seferi be son te mrekullia, por më shumë beson te cilësia e tij dhe e shokëve të skuadrës. Sulmuesi kryesor i Tiranës është i bindur që ai dhe të gjithë lojtarët e tjerë besojnë te kualifikimi. Për “Panorama Sport” thotë që në sfidën e parë gjërat nuk shkuan sipas planit, por tani është ndryshe. Tani skuadra duhet të fitojë dhe të kualifikohet. Seferi flet edhe për Limajn dhe çfarë pret ekipin në 90 minutat e dyta të Champions Leagues.

seferi

Për Taulantin, ishte zhgënjyese ndeshja e parë kundër Dudelanzhit? Zhgënjyese?

Nuk them se jemi të zhgënjyer plotësisht, por shumë të mërzitur. Them të mërzitur, sepse bëmë atë që dimë dhe duhej të bënim. Besoj se rezultati që meritonim ishte 0-0 dhe jo të humbnim me një gol. Në këtë moment që flasim nuk kemi çfarë të bëjmë. Kokën lart dhe të përgatisim ndeshjen e kthimit. Këtë sfidë duhet ta bëjmë gati, duke e kuruar në detaje të gjithë së bashku. Secili prej nesh duhet të japë 100 përqindëshin.

Çfarë i mungoi ekipit në ndeshjen e parë, që duhet të ndryshojë në sfidën e dytë?

Ne Tirana nuk kemi qenë në pikën që duhet të ishim ose që të gjithë janë mësuar të shohin Tiranën. Kjo na ka mërzitur. Në llogaritë e ngushta, ne nuk e kemi bërë lojën tonë të zakonshme. Ama me shpresën e Zotit, në “Air Albania” do të bëjmë shumë më mirë.

Mos u duk sikur në ndeshjen e parë u mbingarkuat, sepse skema ishte top te Seferi në thellësi?

Loja nuk ishte e bazuar vetëm tek unë. Në ndeshjen e parë ideja e trajnerit ishte që të luanim nga krahët dhe për të marrë thellësinë. Kemi tentuar si unë, edhe Xhixha, por nuk na ka dalë skema. Në ato raste, gjërat nuk shkuan mirë. Dola afër portës, por nuk kishim fatin me vete. Futbolli nuk është matematikë. Ndonjëherë nuk të dalin gjërat që ti përgatit. Shpresoj që ndeshjen e kthimit ato plane që do të ndërtojmë, do të na dalin në Tiranë.

Sa e sheh të mundur Seferi përmbysjen e rezultatit dhe kualifikimin në turin tjetër?

Unë besoj shumë te përmbysja. U besoj shumë shokëve të mi dhe mezi po e pres këtë ndeshje. Kanë mbetur edhe katër ditë dhe ne duhet ta përmbysim këtë sfidë.

I qëndruat afër Limajt?

Normal. Veseli u mërzit për kartonin e kuq. Iu desh që t’i rrinim afër. Gjithçka kaloi. Futbolli i ka këto. Kartonin e kuq dhe humbjen. Ama me kokën lart duhet të përgatisim ndeshjen e dytë ndaj Dudelanzhit.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ “Futbolli nuk është matematikë” Seferi: Mezi pres të tregojmë se cilët jemi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook