Ekzekutimi i Ismet Çekorjas në Shkodër, paralajmërimi i kobshëm që ai lëshoi për veten e që paracaktoi finalen tragjike, “Në Shënjestër” zbardhet detajet e forta

999898985454

Në Shënjestër/ Dokumentari

Një histori e cila duket të jetë edhe vetë historia e dhimbshme e një qyteti. I lënë në harresë, por edhe në mungesë të rendit që ka tulatur krenarinë e tyre.

Kjo duket të jetë Shkodra sot, qyteti ku krismat e armëve paracaktojnë fatin e ardhshëm të një lufte me viktima të shumta, por edhe të viktimave të reja të cilët kanë nisur të parashkruajnë vetë fatin e tyre të zi.

Një libër i hapur ngjarjesh, ku duket se gjithsecili prej viktimave të radhës ka nisur të parashkruaj fundin e nekrologjisë së tij të trishtë.

Ashtu siç do të shkruante fatin e tij edhe Ismet Çekorja, 56-vjeçari, që më 2 shtator 2022 u qëllua për vdekje vetëm pak metra larg banesës së tij, në lagjen ‘Guerrile’ në Shkodër.

Kjo është një nga lagjet e këtij qyteti, që ka qenë shpesh arenë e disa ekzekutimeve të bujshme, por edhe vendstrehim i disa prej ‘Të fortëve’ të këtij qyteti.

Kronikë e një krimi që ai vetë e kishte paralajmëruar mediatikisht disa herë, vetëm disa ditë para se plumbat ti merrnin jetën, ku akuzonte shtetin dhe bandat se i ishin vënë pas për ta vrarë.

Megjithatë askush nuk u kujdes t’i vinte në mbrojtje, pavarësisht thirrjeve të tij dëshpëruese për ta ruajtur nga dora kriminale, e cila tashmë e kishte piketuar për t’i marrë jetën.

Ashtu siç në fakt ndodhi atë mesdrekë të fillim shtatorit, kur dy persona me skafandër, hipur mbi një motor, e qëlluan për vdekje.

Një film me metrazh të shkurtër, që duket se ndodh rëndom tashmë në qytetin që dukej se kishte rënë në qetësi, por që një seri vrasjesh e kthyen edhe njëherë vëmendjen te libri i llogarive të pambyllura që e kishin tronditur mjaftueshëm Shkodrën në vitet e fundit.

Por, pse u ekzekutua Ismet Çekorja?

Cili ishte paralajmërimi i kobshëm që ai lëshoi për veten dhe që paracaktoi finalen tragjike të jetës së tij?

Cila ishte atentati i dështuar që dyshohet se kishte kryer djali i tij, që i parapriu plumbave që do ti merrnin jetën babait të tij, në harkun kohor të pak ditëve?

Vrasja e babait vinte vetëm dy ditë pas rokadës së papritur në krye të policisë së Shtetit, ku Gledis Nano i shkarkuar i kishte lënë vendin Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Rokadë, që duket se u shfrytëzua më së miri nga vrasësit, të cilët duke parë amullinë e krijuar në krye të kupolës së policisë, gjetën sërish rastin të shtrijnë edhe njëherë dorën e tyre të krimit drej objektivave të tyre.

Vrasje e cila në fakt duket se as nuk do të fillonte dhe as do të përfundonte këtu, por që kishte nisur me atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçit, më 25 gusht 2022.

Ashtu siç ndodh në një triologji krimi, hakmarrja do të rikthehej edhe më e egër, vetëm 18 ditë pas ekzekutimit më 2 shtator 2022 të Ismet Çekorjas.

Këtë herë, më 18 shtator 2022.

Ku një atentat i orëve të vona, do ti merrte jetën, po në Shkodër, 19 vjeçarit, Erjon Xhenje.

Por, cilat ishin fijet që i lidhnin këto krime të njëpasnjëshme?

Pse në këto tri ngjarje kriminale, del i përfshirë emri i Bajram Çekorjas, djali, tashmë në kërkim i Ismet Çekorjas.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, i gjithë ky gjak i derdhur në fare pak kohë në Shkodër, që ngjan më së shumti me një luftë guerrile, nis ashtu sikurse e theksuam, me atentatin e dështuar më 25 gusht të këtij viti, në këtë qytet, ndaj Alban Bruçit.

Ku autorë të ngjarjes,  sipas policisë,  janë Bajram Çekorja, Shkëlzen Çekorja, djali i xhaxhait të tij, dhe Tornato Fusha.

Ky i fundit, djali i ish-Presidentit të Klubit të Futbollit ‘Vllaznia’, për meshkuj, Valter Fusha.

Të tre këta persona, tashmë në kërkim nga policia.

Sipas policisë e gjithë zanafilla që kulmoi me një atentat të dështuar dhe dy të vrarë brenda një muaji, e ka pikënisjen nga një sherr që Tornato Fusha, vetëm 20 vjeç, kishte pasur dy vite më parë me Alban Bruçin.

Ky i fundit thuhet se e kishte plagosur me thikë të riun, në atë kohë vetëm një adoleshent.

Konflikt, që edhe pse në dukje dukej i mbyllur, duket se nuk rezultoi kështu.

Alban Brucci, pikërisht për këtë ngjarje, kishte qëndruar i ngujuar prej më shumë se një viti.

Por që plumbat ndaj tij, treguan se gjaku nuk ishte falur.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera për këtë ngjarje, rezulton se Tonato Fusha kishte një konflikt të vjetër, për motive të dobëta, me Alban Bruçin. Dy vite më parë, ky i fundit ka plagosur me thikë 20 vjeçarin. Ky konflikt dyshohet të jetë edhe motivi pse shtetasit Tornato Fushaj dhe Barjam Çekorja qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25 Gusht 2022, automjetin që drejtohej nga shtetasi Alban Bruçi. Ku në kërkim si bashkëpunëtor bashkë me Fushajn është edhe Bajram Çekorja.

Sipas dinamikës të ndërtuar nga grupi hetimor, mbrëmjen e atentatit, Tornato Fushaj dhe miku i tij Bajram Çekorja i zunë pritë Alban Bruçit, ndërsa ky i fundit po udhëtonte me makinën e tij tip ‘Audi’ drejt banesës së tij.

E gjithë ngjarja u zhvillua në lagjen ‘Rus’ të qytetit.

Për të kryer sa më mirë atentatin dhe për tu larguar sa më shpejt nga vendi i krimit, dy të rinjtë, gjithmonë sipas policisë, përdorën një motor në lëvizje, nga ku u zbrazën 20 plumba, ndaj automjetit të 25 vjeçarit, Bruçi.

Por pavarësisht serisë së gjatë të plumbave të qëlluar, Alban Bruçi mundi t’i shpëtojë pa asnjë lëndim atentatit.

Ai mësohet se arriti shpejt të zbriste nga makina dhe ti drejtohej menjëherë komisariatit të policisë, ku bëri edhe denoncimin e tij për ngjarjen.

Ashtu siç pritet në raste të tilla, ai nuk dha emra në dëshminë e tij, madje tha se nuk kishte konflikte të hapura.

Por kjo dëshmi, duke parë të shkuarën jo të largët të llogarive të hapura të Alban Bruçit, u mor me rezerva nga grupi hetues, i cili shpejt zbuloi si autorë të mundshëm të atentatit ndaj tij, emrat e Tornato Fushaj dhe Bajram Çekorjas.

Strukturat e policisë Shkodër vazhdojnë punën për kapjen e këtyre shtetasve. Ndërkohë ndaj Tonato Fushaj dhe Barjam Çekorja, janë ngritur veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Por ku dukej se çështja i kishte kaluar për zgjidhje drejtësisë dhe policia duhet të merrte masat për parandalimin e një shkallëzimi të mundshëm të situatës, duket se ai që parandjeu se ngjarja mund të merrte përmasa të paparashikueshme do të ishte vetë babai i Bajram Çekorjas, Ismet Çekorja, që kishte vendosur ti dilte në krah të birit.

Pavarësisht kërkimeve të policisë, i biri kishte humbur pa gjurmë, bashkë me mikun e tij Tornato Fushaj, ndërkohë që atentati, tregoi se konflikti i tyre i vjetër me Alban Bruçin, jo vetëm nuk ishte shuar, por ishte ndezur edhe më shumë me kalimin e kohës.

Madje, ishte bërë edhe më i zemëruar, pavarësisht tentativave të shumta, për të pajtuar Bruçin dhe Fushën.

Ekzekutimi i Ismet Çekorjas në Shkodër, paralajmërimi i kobshëm që ai lëshoi për veten e që paracaktoi finalen tragjike, “Në Shënjestër” zbardhet detajet e forta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook