Krimet që tronditën Shkodrën/ Hakmarrja pas vrasjes së Çekorjas, si u ekzekutua në lule të rinisë Erjon Xhenje, dosja hetimore

89888888

Në Shënjestër/ Dokumentari -Vrasja e Erjon Xhenjes

Por ndërsa policia, ishte vënë në kërkim të autorëve të atentatit të dështuar ndaj Alban Bruçit më 25 gusht 2022 dhe vrasjes së Ismet Çekorjas më 2 shtator të po këtij viti, duket se hakmarrja e grupeve rivale do të ishte edhe më e shpejtë se kërkimi që blutë po u bënin autorëve.

Hakmarrje, që nuk do të vononte për të fituar kohë. Por që do të godiste, pa u mbyllur muaji shtator.Këtë herë, në lulen e rinisë.

Ishte ora 19.00 e mbrëmjes së 18 shtatorit. Kur Erjon Xhenje, doli si zakonisht, nga banesa e tij. Për t’u ulur në lokalin, jo shumë larg vendit ku jetonte. Aty ku e kishte lënë të shikonte ndeshjen, bashkë me tre shokë të tij.

Pa e kuptuar, se jeta e tij tashmë ishte në rrezik. Nga një armik i padukshëm, por që e kishte pikasur prej kohësh për ta eleminuar.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, është pikërisht ky momenti, kur një person i panjohur, që mbante në kokë një skafandër motori, hyri në lokal dhe pa ndrojtje iu afrua tavolinës ku qëndronte 19 vjeçari dhe shokët e tij.

Dhe po pa hezitim, qëlloi mbi të. Fillimisht me një plumb në kokë. Duke e lënë të vdekur në vend. Në sy të shokëve të tij. Të cilët, u shpërndanë të tmerruar nga vendi i ngjarjes.

Dosja hetimore

Sipas dinamikës së ndërtuar nga policia, autorët në këtë ngjarje ishin të veshur me rroba të zeza dhe në kokë mbanin skafandra. 

Fakti që ata u drejtuan mënjëherë nga tavolina e viktimës, tregon sipas policisë, se ata nuk kishin dyshim për identitetin e shënjestrës së tyre.

Dosja Hetimore

Por ashtu siç ishte vepruar edhe në vrasjet e tjera të ndodhura në Shkodër, edhe në eleminimin e Erjon Xhenjes, sërish në skenë shfaqet motori fantazëm.

Motori, që vret dhe largohet.

I cili ashtu si në krimet e tjera të ngjashme, këtë herë, u gjet i djegur në fund të lagjes ‘Kiras’ në Shkodër.

Atje, ku më parë, ishte djegur dhe mjeti ‘Benz’ që u përdor në vrasjen e Naim Bajrit.

Edhe ky një tregtar peshku.

I cili u ekzekutua me 3 qershor 2022, në lagjen ‘Rus’, në qytetin verior të Shqipërisë.

Teksa po pinte kafen e mëngjesit me punëtorin e tij, që mbeti i plagosur në këtë ngjarje.

Skenar i ngjashëm ekzekutimi, edhe me atë të Fatos Ferracakut.

Një tjetër tregtar peshku.

I cili u vra në po këtë lagje, teksa edhe ky i fundit po pinte kafe në lokal.

Por edhe pse policia mundi të binte shpejt në gjurmët e motorit të vrasësve të të riut Erjon Xhenje, siç do të shikohet edhe në dosjen hetimore, ata nuk mundën të kapnin vrasësit.

Edhe pse këta të fundit, të gjendur në panik, nuk mundën të digjnin dot armën e krimit.

Dosja Hetimore

Krimet që tronditën Shkodrën/ Hakmarrja pas vrasjes së Çekorjas, si u ekzekutua në lule të rinisë Erjon Xhenje, dosja hetimore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook