Nga Lipi e deri tek Alegri e Pogba, ja kush janë 11 rikthimet e bujshme te Juventusi

Kush është pjesë e “Zonjës së Vjetër”, ka gjithmonë një lidhje të fortë me të, aq sa edhe kur i kërkohet të rikthehet, duket e pamundur që t’i rezistojnë nostalgjisë. Dhe për sa u përket rikthimeve, nuk është vetëm ky i Pol Pogbasë apo edhe i Masimiliano Alegrit, që ishin të papritur, pasi historia është shumë e gjatë, duke përfshirë trajnerë e futbollistë të rëndësishëm, duke nisur që nga vitet ’50 e deri më dje. Dhe disa prej më të bujshmëve listohen më poshtë.

Collage Maker-10-Jul-2022-03.37-PM

1) Karlo Parola stërviti Juventusin nga viti 1959 deri në 1962, duke fituar dy tituj kampionë dhe dy Kupa Italie. Në vitin 1974, Xhanpiero Boniperti e rikthen në klub dhe së bashku fitojnë menjëherë titullin kampion.

2) Në moshën 19-vjeçare, Franko Kauzio bëhet pjesë e Juventusit, por fakti që nuk luan shumë, në vitin 1968 vendos që të bëjë gati valixhet larg Torinos. Kalojnë dy vite dhe ai rikthehet sërish me ngjyrat bardhezi për të shkruar një ndër kapitujt më të rëndësishëm të klubit torinez: fiton 6 tituj kampionë, 1 Kupë Italie dhe 1 Kupë UEFA.

3) Paolo Rosi ndoshta e dinte se vetëm Juventusi mund ta ngrinte në piedestal, ndonëse fillimisht nuk i besuan. Në vitin 1972, sulmuesi ishte pjesë e skuadrës së të rinjve, por dëmtimet e shumta e shtynë që të largohej. Gjithsesi, pas skandalit të basteve në vitin 1980, pasi shleu dy vite dënimin, Juventusi e thërret sërish në skuadër dhe… Rosi rilind, nis të shënojë, të fitojë fillimisht Botërorin me Italinë dhe gjithashtu edhe me ngjyrat bardhezi.

4) Në vitin 1976, në stolin e Juventusit ulet një prej trajnerëve më të rëndësishëm të historisë së klubit bardhezi, por edhe të historisë së futbollit deri më sot. Ai ishte Xhovani Trapatoni, i cili ndërton menjëherë një skuadër, e cila fiton në Itali dhe në botë. Në vitin 1986, ai kalon tek Interi ku qëndron për 5 sezone, por në vitin 1991, Umberto Anjeli e thërret sërish në Torino, ku do të fitojë “vetëm” një Kupë UEFA.

5) Marçelo Lipi ndoshta është emblema e suksesit te Juventusi. Trajneri i fundit që u dha Ligën e Kampioneve bardhezinjve (në 1996-ën me Ajaksin), në aventurën e parë mes viteve 1994-1999, fitoi gjithçka mundej në Itali dhe në Europë e botë (përveç Champions-it, edhe Superkupën UEFA dhe Kupën Interkontinentale), madje duke humbur edhe dy finale të tjera Champions-i, si ajo me Dortmundin në 1997 dhe me Realin e Madridit në 1999-ën. Rikthehet në stol në verën e vitit 2001 dhe qëndron për tri vite. Rezultati ishte sërish mahnitës, dy tituj dhe 2 Superkupa Italie, por arrin sërish në finalen e Champions-it, në vitin 2003 kundër Milanit, të cilën e humb vetëm pas goditjes së penalltive. Një legjendë e përjetshme, aq më tepër edhe pas fitores së Botërorit 2006 me “Axurrët”, në verën e skandalit “Calciopoli”.

lipi

6) Në vitin 2004, Fabio Kanavaro pranon ftesën e Juventusit për t’iu bashkuar, por pas skandalit “Calciopoli”, ai zgjedh të prishë kontratën dhe “parkohet” te Reali i Madridit. Gjithsesi, në fund të karrierës pranon që të bëjë edhe një tjetër sezon me “Zonjën e Vjetër” (2009-2010), përpara se ta mbyllë tek Al-Ahli në Dubai, për një grusht para më shumë, përpara se të varte këpucët në gozhdë.

7) Për Leonardo Bonuçin, pas 7 sezonesh te Juventusi, papritur mbrojtësi kriset me Alegrin dhe vendos që të pranojë Milanin në verën e vitit 2017. Gjithsesi, pas vetëm 12 muajsh bëhet pishman për atë gabim, nuk ngjitet kurrë në nivelet e tij dhe në fund të sezonit vendos që të rikthehet aty ku tashmë e kanë graduar edhe kapiten.

8) Xhanluixhi Bufon mendohej se po i shkonte pranë pensionit, kur në 2018-ën vendos të largohet nga Juventusi për të privuar një aventurë jashtë Italisë, te PSG-ja. Por edhe për ish-kapitenin kalojnë vetëm 12 muaj dhe mbërritja e Ronaldos në Torino bën që ai të rikthehet duke pranuar edhe rolin si zëvendës i Sheznit, me shpresën se me portugezin do të fitonte atë trofe që i mungon karrierës së tij: Champions-in.

Gianluigi-Buffon-volvio-a-Juventus-2

9) Etapa e parë e Alvaro Moratës ishte në verën e 2014-ës, duke qëndruar dy sezone dhe i shkoi fare pranë edhe fitores së Champions-it në sezonin e parë, por u mundën në finale nga Barcelona. Te Juvja shndërrohet menjëherë në një beniamin dhe në 2020-ën e rikthejnë sërish, ndonëse aventura e dytë e shoqëruar me dy vende të katërta, la shumë për të dëshiruar. Dhe pse jo, për spanjollin Morata mund të ketë edhe një rikthim të tretë, pasi po punohet për këtë gjë.

10) Nga viti 2014 e deri në 2019-ën, Masimiliano Alegri fiton thuajse gjithçka: 5 tituj kampionë, 4 Kupa Italie dhe 2 Superkupa, plus dy finale Champions-i fatkeqësisht të humbura ndaj Barcelonës dhe Realit të Madridit. Por pa dy viteve pushim me bardhezinjtë që u stërvitën nga Sarri dhe Pirlo, presidenti Andrea Anjeli vendos ta rikthejë, ndonëse sezoni i parë shkoi mjaft keq, por do të ketë një tjetër shans sivjet.

ALEGRI 1

11) Dhe tani Pol Pogbaja… Çfarë do të ndodhë? E kush e di, por aventura e parë e francezit në Torino mes drejtimeve të Antonio Kontes dhe Masimiliano Alegrit i solli 4 tituj, 3 Superkupa dhe 2 Kupa Italie në 4 vite, ashtu sikurse një rritje vlere nga pak miliona euro, në një talent që të zbuluar në 105 milionë euro, në verën e 2016-ës.

pogba

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Nga Lipi e deri tek Alegri e Pogba, ja kush janë 11 rikthimet e bujshme te Juventusi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook