Njëri përndiqte ish-të dashurën dhe tjetri dyshohet se ngacmoi seksualisht dy gra, policia u vë prangat dy burrave në Tiranë

Policia Pogradec

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin Y. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin M. Xh., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-të dashurën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– D. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit;

– A. N., 18 vjeç, G. K., 19 vjeç dhe G. M., 44 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

Njëri përndiqte ish-të dashurën dhe tjetri dyshohet se ngacmoi seksualisht dy gra, policia u vë prangat dy burrave në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook