Gjatë një konference për mediat mbi goditjen e veprimtarisë në fushën e mashtrimit me Call Centerat, që u zhvillua në disa qytete të Shqipërisë, koloneli i Gardës Civile spanjolle, Emmanuel Martin u shpreh se operacioni i kalonte kufijtë e Shqipërisë dhe viktimat e mashtrimit ishin kryesisht shtetas spanjollë.
Ai shtoi se ky operacion shtrihet edhe në Maqedoninë e Veriut.
“Unë jam Koloneli Emanuel Martin, shefi i hetimit kriminal i Gardës Civile spanjolle. Falenderoj të gjitha autoritetet këtu. Në mënyrë që t’ju transmetojmë suksesin e arritur. Viktimat spanjolle të cilat zbuluan këta kriminelë. Bëhet fjalë për një operacion që i kalon kufijtë e Shqipërisë. Ky operacion shtrihet edhe në Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera”, u shpreh Martin.
Nga ana tjetër, një tjetër përfaqësues i autoriteteve spanjolle është shprehur se e rëndësishme është t’i mësojnë qytetarët se si të mbrohen nga krimi kibernetik.
“Falenderoj prokurorinë dhe auritetet. Krimi kibernetik nuk ka kufij. Forma kryesore është të mësojmë njerëzit se si luftohet ky krim. Duhet të luftojmë edhe jashtë kufijve të vendeve tona. Policia me prokurorinë tonë ka luajtur një rol shumë të madh, për të bashkëpunuar edhe me policitë e tjera për të parandaluar këtë lloj krimi”, u shpreh një tjetër përfaqësues i autoriteteve spanjolle.
Arena e Lajmit