“Rama të vendoset para ligjit për aferën e djegëseve”, Berisha thirrje KE: Mos disbursoni asnjë qindarkë pa kontroll. Gjithçka është pa garë

E02e78be A088 420f 8def D268ef507624

Kreu i PD Sali Berisha, në seancën e sotme plenare në Kuvend i ka bërë thirrje KE të kushtëzojë disbursimin e ndihmave.

“Të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë, shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohje KE për ndihmën në këto dekada, më të madhe se çdo institucion tjetër dhënë shqiptarëve. Sigurisht do miratojmë këtë marrëveshje me mirënjohje, por ftoj Komisioni Europian të kushtëzojë çdo qindarkë të tij gjersa të jetë kjo qeveri. Të kushtëzojë disbursimin e ndihmave me detyrimin e Shqipërisë për të përdorur standarde europiane në prokurime publike, në koncensione dhe PPP. të kushtëzojë tenderat që janë rritur me 20 herë, të kushtëzojë përdorimin e manualit në ndërtime publike. Ju po jepni dhe po kontrollini implementimin e projekteve tuaja, por me projekte të tjera kjo qeveri po vjedh qytetarët. Të marrin fund tenderat sekrete, imponimi qeverisë shqiptare të përdorë manualin e ndërtimit të BE. Një shkollë që ndërtohet sipas BE , apo manualeve të SHBA në Tiranë kushton 680 mijë euro, ndërsa shkolla që ndërtohet me manualet e Ramës kushton  5.2 mln euro. Duhet të mbikëqyrni jo vetëm paratë e taksapaguesve tuaj, por çfarë ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë”, tha ai.

“Rama të vendoset para ligjit për aferën e djegëseve”, Berisha thirrje KE: Mos disbursoni asnjë qindarkë pa kontroll. Gjithçka është pa garë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook