Dudelanzh mbërriti ditën e sotme në Tiranë, teksa të martën do të përballet me bardheblutë e Orges Shehit, në sfidën e kthimit të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Luksemburgasit triumfuan me rezultatin 1-0, në duelin e parë të zhvilluar para 1 jave.
Ekipi i Dudelanzhit ka shpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook“ një video ku shfaqen lojtarët duke zbritur nga autobusi i skuadrës, për t’u akomoduar më pas në hotelin “Mak Albania”, pranë stadiumit “Air Albania”. Ditën e hënë, miqtë do të zhvillojnë edhe stërvitjen zyrtarë në kryeqytet, teksa në orën 20:00 do të startojë ndeshja e shumëpritur.
“Mbërrijmë të sigurtë në Tiranë”, shkruhet në postimin e klubit luksemburgas. Ngelet të mësohet me mjaft interes se cila do të jetë skuadra që do të festojë mbrëmjen e së martës, në një duel që pritet të jetë tepër i luftuar.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…