Zbulohet një fermë kanabisi në Dimal. Gazetarja Eneida Petova raportoi për “BalkanWeb” se janë arrestuar më shumë se 80 persona burra e gra.
Personat e arrestuar, numri i saktë i të cilëve nuk bëhet i ditur nga policia janë nga qytete të ndryshme të vendit. Ferma e kanabisit u gjend në fshatin Drenovicë në Kutalli në bashkinë Dimal.
Disa gra të shoqëruara në polici janë ndjerë keq dhe ka mbërritur brenda ambienteve të policisë ambulanca.