Hap i rëndësishëm për karrierën, mbrojtësi i Kosovës drejt transferimit në… Gjermani

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Betim Fazliji, cili aktualisht mbron ngjyrat e St.Galen në Zvicër, është pranë kalimit në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Betimi

Për 23 vjeçarin ka shprehur interes skuadra e St. Pauli, teksa “Blick”  bën me dije se gjermanët janë të gatshëm të paguajnë 1 milionë euro për shërbimet e shqiptarit të Kosovës.

I lindur në Vranjë, mbrojtësi që luan edhe në mesin e fushës ka emigruar që në vegjëli drejt Zvicrës, duke dalë si futbollist nga moshat e St. Galen, teksa prej 2019 është pjesë e ekipit të parë.

Me kontratë deri verën e 2023 dhe opsion rinovimi, duket se zviceranët duan shumën e konsiderueshme për ta lënë të lirë futbollistin shqiptarë, i cili në elitën e futbollit zviceran numëron plotë 87 paraqitje, ku ka shënuar edhe 5 gola. Me  përfaqësuesen e Kosovës, Fazliji ka zhvilluar 14 ndeshje.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Hap i rëndësishëm për karrierën, mbrojtësi i Kosovës drejt transferimit në… Gjermani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook