Ndërhyri për të mbrojtur kryebashkiakun, por u plagos dhe vetë, rëndohet gjendja shëndetësore e shoferit të Kokoneshit

Orges Xhelili

Rëndohet gjendja shëndetësore e shoferit të kryebashkiakut Fredi Kokoneshi, Gazmir Bullarit.

Lajmi është bërë i ditur nga burime për gazetaren Klodiana Lala. Mësohet se shoferi ka marrë plagë në zonën e brinjëve, ndërkohë që po i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.

Po ashtu bëhet e ditur se goditja me thikë i ka prekur stomakun, zorrën e trashë dhe se ka hemorragji të brendshme dhe se aktualisht po merr gjak. Ndërkohë që për shkak se po i nënshtrohet operacionit, nuk mund të bëhet transportimi i tij drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Ndërkohë Kokoneshi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori, Orges Xhelili është arrestuar.

Arena e Lajmit

Ndërhyri për të mbrojtur kryebashkiakun, por u plagos dhe vetë, rëndohet gjendja shëndetësore e shoferit të Kokoneshit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook