Ndërtimet pa leje/ “T’u vënë ruspën e dinamitin”, analisti Hila: I ka rrëshkitur diku. Aksioni i Ramës, presion për Salillarin nëse…

222222222222222222222222222222

Në studion e “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me katet pa leje të ndërtesave në Tiranë, çështje e cila ka nxitur reagime të shumta së fundmi.

Dritan Hila, deklaroi se është i mendimit që ndërtesat pa leje duhet të shemben dhe në vend të tyre të ndërtohen lulishte.

“Problemi janë ndërtimet edhe me leje. jam dëshmitar që tek shtëpia e vjehrrës sime kanë ngritur një pallat një nga këta ndërtuesit se janë pa parti janë me të gjithë, në distancë të tillë sa mund ti japësh dorën tjetrit nga dritaret.
këta të zinjtë i ka marrë në qafë, është firmë guaskë nga ndërtuesit e mëdhenj. Ndërtimet me leje janë problem. At pa leje janë problem i madh. Si mund të ndërtohet një bina pa e marrë vesh i plotfuqishmi i lagjes, këtu hynë në punë korrupsioni.

Ka një problem të madh korrupsioni në gjithë zinxhirin e administratës që duhet frenuar. Kur erdhi në pushtët PS ishin 300 mijë ndërtime pa leje, vijojnë të jenë 300 edhe pse është evidente që ndërtohen të reja.

Edhe sikur ti marrim lekët për ndërtimin pa leje ku është gjelbërimi.

Derisa ty të është përqendruar buxheti i shtetit në duar të 12 vetëve, këta janë oligarkë, jnë oka që i bëjnë me njëri tjetrin. Shpresoj që këtyre tu hyjë ruspa mbarë. Do të ishte më mirë ti vënë dinamitin me një përmendore. Kjo do të ishte aksion i vërtetë.

Gjysma e rrugëve i bën Salillari, a bën ta trembë se i ka rrëshqitur diku apo do të vërë në tërbimet shtetin, kjo mbetet për tu parë. Nëse nuk e vijon me ndërtuesit e tjerë, i bie të jetë çështje presioni”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ndërtimet pa leje/ “T’u vënë ruspën e dinamitin”, analisti Hila: I ka rrëshkitur diku. Aksioni i Ramës, presion për Salillarin nëse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook