“Pse kur ndërton pa leje nuk shkon në burg, por kthehesh në klient i qeverisë?”, Ndreca përplaset në studio: Këtë nuk e di qeveria, por…  

7878787874545578

Juristi Plarent Ndreca thotë se qeveria e Edi Ramës është ajo e cila ka luftuar më shumë se kushdo paligjshmërinë në ndërtim.

Duke folur për ndërtimet pa leje në Tiranë dhe VKM e nxjerrë së fundmi nga qeveria, ai tha se kjo është rregullim pasoje dhe se ndërtimet pa leje do t’i shitet shtetit me çmimin e tregut.

Pjesë nga diskutimi në studio:

VKM është një akt i radhës i qeverisë Ramës në luftën në paligjshmërinë në ndërtim. E cila nuk mund të mbyllet brenda një dite, mendoj se do jetë shumë e vështirë për t’u zëruar ndonjëherë, se pastaj s’do kemi nevojë më për institucionet. Nuk besoj se ka njeri që thonë që qeveria nuk ka luftuar më shumë se kushdo ndaj paligjshmërisë në ndërtim.

Kur thuhet pa leje nuk konsiderohet ata që bëjnë shtesa, vetëm një rast është pa leje, ai që u tha nga ministrja Balluku, një pallat i tërë. Pjesa tjetër që u përmendën, nuk është ai që përmendi Lubonja, mirë është të jemi të kujdesshëm në emra kompanish, ai rasti është me leje jo pa leje…

Fatos Lubonja: Ato katër katetet janë me leje?

Po me leje… qeveria ka tentuar të rregullojë pasojat e ndërtimeve pa leje. Penalitetet penale qëndrojnë, por ka tentuar të rregullojë pasojat. Si rregullohen? Duke e prishur 20-katëshin apo duke e konfiskuar atë? Kur bën aksident me motor, të konfiskohet motori, të njëjtën gjë po bëjnë dhe këta.

Eni Vasili: Ky njeriu që ka bërë katet pa leje pse nuk shkon në burg dhe kthehet në klient?

Plarent Ndreca: Këtë e di prokuroria, jo qeveria. Prezumimi është i gabuar, gjoba dhe burgu janë aty nuk ndryshohet përmes kësaj VKM.

Eni Vasili: Edhe po t’i blejë do shkojë në burg?

Plarent Ndreca: Po

Eni Vasili: Po pse i jep mundësi t’i blejë atëherë?

Plarent Ndreca: Po sepse i jep mundësinë të…

Robert Rakipllari: Pse nuk i blen me çmim tregu

Plarent Ndreca: Me çmim tregu i blen

Robert Rakipllari: Lexo VKM

Plarent Ndreca: Edhe ti lexo VKM, ato do e blejnë me çmim tregu, por bëhet pronar shteti

Robert Rakipllari: Po në këtë mënyrë legalizohet

Plarent Ndreca: Unë ta kam konfiskuar… më ler t’ia mbush mendjen publikut? Si mund të blesh një gjë kur unë nuk jam pronar? Ti po ke një mundësi blejë me çmim tregu

Robert Rakipllari: Me çmim referencë

Plarent Ndreca: Jo nuk është çmim reference…. ai ka shpenzuar dhe po blen atë që ka bërë vetë

Robert Rakipllari: Nëse do e bënte me leje do paguante më shumë

Plarent Ndreca: Jo… është rregullim pasoje!

“Pse kur ndërton pa leje nuk shkon në burg, por kthehesh në klient i qeverisë?”, Ndreca përplaset në studio: Këtë nuk e di qeveria, por…  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook