VIDEO/ Katër gola në 5 ndeshjet e fundit, ish-sulmuesi i Tiranës i papërmbajtshëm! Shkëlqen para syve të shqiptarëve

Te Tirana nuk arriti të linte asnjë gjurmë! Finlandezi Tim Vairinen është duke kaluar një formë fantastike me skuadrën e KuPS, ku ka arritur të shënojë 4 gola në 5 ndeshjet e fundit. 29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës edhe në duelin e sotëm ndaj Lahtit, të vlefshëm për kampionatin finlandez.

vairinen

Vairinen u hodh nga stoli, në minutën e 66-të, ndërkohë që në minutën e 83-të, vulosi shifrat 4-0. Ky ishte goli i tetë në 14 javët e para të kampionatit për Vairinen, që kryeson listën së bashku me Eruin.

Për sa i përket ndeshjes së sotme, vlen të theksohet se te Lahti, u aktivizuan titullarë 3 futbollistë shqiptarë. Bëhet fjalë për Memollën, Albion Ademin dhe Andi Zeqiri, ndërkohë nga stoli u aktivizua edhe Sejdiu, por asnjëherë prej tyre nuk arriti të shënonte. Lahti e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë. Peninkangas dhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Çarls, u ndëshkuan me karton të kuq.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

VIDEO/ Katër gola në 5 ndeshjet e fundit, ish-sulmuesi i Tiranës i papërmbajtshëm! Shkëlqen para syve të shqiptarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook