Financimi nga Rusia, Fuga: Basha nuk duhet të heshtë, PD duket se ndihet larg përgjegjësive sepse…

B3fe4b97 8d38 40d9 9424 3c41c13cf423

Deklarata e zyrtarit të lartë amerikan për financimin nga Rusia të Partisë Demokratike në vitin 2017, profesori Artan Fuga thotë se Lulzim Basha duhet të flasë dhe të japë sqarime për këtë çështje.

“Fakti që inteligjenca amerikane flet në shkallë globale, nga një burim flet për 500 mijë në Shqipëri, aq më shumë kur zonja ambasadore po atë ditë bën një takim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në prani të partive politike, unë këtu shoh një lidhje dhe kur pyetet se çfarë mund të thoni për këtë, ajo nuk thotë se problemi nuk ekziston, por thotë se nuk jam e autorizuar të përmend emra, lë të nënkuptohet se problemi është. Para dy ditësh u kam  kërkuar drejtuesve të PD që topi është në derën e tyre, dhe në këtë rast s’ka pse bëjnë akuza të përgjithshme, në llogaritë bankare të PD a ka pasur një lëvizje të tillë? Sot Berisha deklaron dhe thotë që në llogaritë bankare nuk ka një gjë të tillë, i takon pra zotit Basha që po hesht, nuk duhet të heshtë, i takon të sqarojë”, tha Fuga.

Më tej Fuga shtoi se mendon “se PD në një farë mënyrë se deri tani ndihet larg përgjegjësive se nëse ato janë, i takojnë një lidershipi tjetër”.

Ai ka komentuar edhe ndarjen e PD, ku nga njëra anë ndodhej Enkelejd Alibeaj dhe nga ana tjetër Sali Berisha.

“Mendoj se kjo përçarje brenda ish-grupit të deputetëve të PD do vazhdojë deri sa të vazhdojë mandati i këtij kuvendi. Jam i mendimit se një nga arsyet se pse ky kuvend nuk ka cilësinë e duhur dhe pjesërisht as legjitimitetin e duhur, pikërisht për këtë arsye. Grupi i drejtuar nga Alibeaj, ka një problem të madh, që janë në lista elektorale nga një lidership i PD, i cili nuk është më, jo se iku Basha, por problemi është se PD pati disa procesi, me foltoren, kongreset… dhe doli fitimtare pala kundërshtare e tyre. E dyta, janë deputetë që pas nuk kanë një parti. Mendoj se në kushtet që jemi sot, kjo për PD nuk sjell pasoja elektorale për grupin e Berishës, sepse siç duhet tani, po thotë që ja ku doli dhe kjo puna e investimeve… do t’i përdorë këta për të rritur fuqinë elektorale të vetes, por këto flitet për atë që jemi sot, se çdo ndodhë pas një muaji, ta flasim atëherë”, tha Fuga.

Financimi nga Rusia, Fuga: Basha nuk duhet të heshtë, PD duket se ndihet larg përgjegjësive sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook