FOTO/ Faza përgatitore, Egnatia niset drejt Ohrit për 4 javë. Me rrogozhinasit nuk udhëtojnë 2 titullarë

Egnatia ditën e sotme është nisur drejt Ohrit ku do të zhvillojë dhe fazën përgatitore në prag të startit të sezonit të ri futbollistik 2022/2023.

EGNATIA

Klubi rrogozhinas me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook” ka shkruar se në Maqedoninë e Veriut do të qëndrojnë për katër javë ku do të jenë të grumbulluar.

Në listën e futbollistëve janë duke udhëtuar të gjithë afrimet e reja të merkatos.

Të vetmit që mungojnë në listë janë Pedro dhe Agbekpornu.

I pari pritet t’i bashkohet ekipit pas pak ditësh, ndërsa Agbekpornu, për arsye marrje vize, gjithashtu do të vonohet 3-4 ditë.

EGN

POSTIMI I KLUBIT TË EGNATIAS –

“KF Egnatia është nisur🚍 drejt 🇲🇰 ku do të zhvilloj fazën përgatitore, skuadra do qëndroj në 🇲🇰 4-ër javë.”

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

FOTO/ Faza përgatitore, Egnatia niset drejt Ohrit për 4 javë. Me rrogozhinasit nuk udhëtojnë 2 titullarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook