“Kjo fanellë është gjithçka për mua”, Pogba bën të lumtur tifozët e Juves dhe thumbon Mançester Juanjtid: Desha të rigjej dashurinë për të luajtur futboll

Pol Pogba ka thënë fjalët e tij të para si lojtar i Juventusit përmjet disa përgjigjeve në kanalin zyrtar Twitch të klubit bardhezi dhe sigurisht, fjalët e tij ishin të gjitha për tifozët e Juventusit. Por në ta, fshihej edhe një thumbim i qartë për Mançester Junajtid, pasi deklaroi se ishte kthyer për të zbuluar përsëri dashurinë për futbollin, që më sa duket i ka humbur në Angli.

[pgba

“Desha të rigjeja dëshirën për të luajtur futboll, kam folur me Alegrin, Dibala, Kuadrado, Anjelin dhe Nedved, kam qenë gjithmonë në kontakt me të gjithë Juventusin.

Ka vendosur zemra ime, e di që kam marrë vendimin e duhur, kjo fanellë është gjithçka për mua. Juventusi më dha mundësinë që të jem Pogba. Tani dua të kthej mbrapsht këtë gëzim, duke i sjellë trofe këtij klubi që meriton vetëm të fitojë.

Kam rimarrë numrin 10 që ia kisha lëshuar një miku si Paulo, jam shumë i lumtur që e rigjej. Tifozëve u them që jam kthyer dhe jam i lumtur. Do të jem edhe më shumë kur të rikthejmë titullin në shtëpi”, deklaroi Pogba.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Kjo fanellë është gjithçka për mua”, Pogba bën të lumtur tifozët e Juves dhe thumbon Mançester Juanjtid: Desha të rigjej dashurinë për të luajtur futboll

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook