‘Mbreti i Erëzave’, Vlerat Fantastike të Piperit të Zi

Piperi i zi është një erëz e rëndësishme, vlerat e së cilës shkojnë përtej aromës dhe shijes.

Piperi i zi njihet ndryshe si ‘Mbreti i Erëzave’ dhe këtë titull e ka marrë falë vlerave shëndetsore që përcjell.

Kjo erëz e veçantë ndihmon kundër mbipeshës, largon kollën dhe të ftohurën, përmirëson tretjen dhe lëkurën dhe fuqizon metabolizmin.

Piperi i zi është fruti i bimës me të njëjtin emër që bën pjesë e familjes botanike Piperaceae.

Ajo përdoret edhe si erëz edhe si bimë medicinale.

Vendlindja e bimës që prodhon kokrrat e zeza është India.

Piperi i zi lufton bakteret ndaj përdoret gjërësisht për ruajtjen e ushqimeve.

Ai është i fuqishëm edhe kundër inflamacionit.

Piperi i zi është një burim i pasur mineralesh si manganic, bakri, magnezi, kalçiumi, fosfori, hekuri dhe kaliumi.

Ai përmban vitaminat C, K, B6, riboflavinë, fibër dietike, protein dhe karbohidrate.

Kjo erëz nxit sekretimin e acideve në stomak dhe lehtëosn tretjen.

Piperi i zi është thelbësor në trajtimin e diaresë dhe konstipacionit.

Ai nxit djersitjen dhe urinimin, nëpërmjet të cilave organizmi largon toksinat dhe lëngjet e tepërta.

Piperi i zi ka aftësi qetësuese dhe largon gazrat nga stomaku.

Shtresa e jashtme e piperit të zi ndihmon në zbërthimin e qelizave të yndyrës dhe lehtëson përpunimin e tyre nga trupi .

Në këtë mënyrë, këto qeliza nuk akumulohen në trup dhe trupi nuk shton në peshë.

Piperi i zi ndihmon në ruajtjen e pigmentit të lëkurës por edhe pakëson gjasat e shfaqjes së kancerit të lëkurës.

Piperi i zi përdoret në tonikë të ndryshëm kundër të ftohurës dhe kollës.

Ai është i dobishëm kundër bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes dhe largimin e sekrecioneve.

Në këtë mënyrë rimëkëmbja e trupit nga këto probleme është më e shpejtë.

Piperi i zi është i dobishëm kundër infeksioneve dhe pickimit të insekteve.

Ai i mban enët e gjakut të pastra dhe largon kolesterolin e akumuluar në to. Piperi i zi ndihmon kundër shfaqjes së aterosklerozës që shkakton atak në zemër dhe ishemi.

Antioksidantët tek piperi i zi parandalojnë dëmet e shkaktuara në qeliza nga radikalet e lira.

Këto nënprodukte të metabolizmit të qelizave sulmojnë qelizat e shëndetshme dhe shkaktojnë mutacionin e tyre në qeliza kancerogjene.

Në këtë mënyrë, ai është i rëndësishëm në parandalimin e kancerit por edhe të sëmundjeve kardiovaskulare dhe problemeve me mëlçinë.

Piperina një prej përbërësve kryesorë të piperit të zi përmirëson funksionet e trurit.

Kjo erëz mund tu vijë në ndihmë pacientëve që vuajnë nga sëmundja e Alzheimer, skleroza dhe sëmundje të tjera të moshës.

Studime të shumta kanë treguar se piperi i zi është mirëbërës përsa i përket ulçerës peptike falë antioksidantëve të shumtë që përmban.

Piperi i zi rekomandohet edhe kundër azmës sepse zhbllokon rrugët e frymëmarrjes dhe lufton inflamacionin.

AgroWeb.org ju rekomandon që të blini kokrra të piperit të zi dhe t’i bluani vetë në shtëpi.

Megjithatë, freskia e piperit të bluar zgjat vetëm tre muaj, ndërsa piperi kokërr mbetet i freskët për shumë kohë.

Shtoni piper të zi në gatimet tuaja për të përmirësuar shijen, mirëqenien dhe shëndetin.

Piperi i zi mund të blihet në çdo periudhë të vitit.

Zgjidhni kokrrat e plota dhe të rrumbullakëta.

Kokrrat e piperit të zi mund të ruhen në një vend të thatë dhe në errësirë.

Piperi i zi shkakton tështima.

Njerëzit që kanë kryer një ndërhyrje kirurgjikale nuk duhet të përdorin shumë piper sepse mund të acarojë zorrët.

Nëse vëreni një reagim alergjik ndaj piperit konsultohuni me një mjek./AgroWeb.org

‘Mbreti i Erëzave’, Vlerat Fantastike të Piperit të Zi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook