“Që kur mbaroi ndeshja e parë kishim besim që e kthejmë”, kapiteni Ismailgeci premton: Në Tiranë do të jetë ndryshe

Humbja në ndeshjen e parë ndaj Dudelanzh ka komplikuar paksa objektivin e Tiranës për kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Kampioneve. Por kapiteni i bardhebluve, Marsel Ismailgeci, deklaroi sot në konferencë për shtyp se në grup ekzistonte besimi i plotë se humbja 1-0 e ndeshjes së parë do të përmbysej.

asdasdsadasdas

“Duke parë që fusha atje nuk kishte përmasa normale, siç tha profesori, tani jemi në “Air Albania”, në një fushë me përmasa normale dhe ku mund të luajmë topin si na pëlqen dhe e bëjmë mirë. Ndaj do të jetë një ndeshje krejt ndryshe.

Ata ishin shumë agresivë në topin e parë dhe të dytë, por ne do të mundohemi duke parë edhe videot e analizat, që të jemi më agresivë se ata.

Performanca ime në ndeshjen e kaluar nuk ishte ajo më e mira, por besoj se këtë herë do të jetë shumë herë më e mirë dhe besoj se çunat janë gati për këtë ndeshje.

Që kur mbaroi ndeshja e parë kishim shumë besim që do e kthenim këtu dhe besoj se do e kthejmë. E dinim çfarë kemi bërë gabim në ndeshjen e parë dhe kishim shumë besim që te ndeshja këtu do të jetë krejtësisht ndryshe.

Nuk ishim agresivë, nuk ishim shumë të përqendruar, por besoj që Tiranën e vërtetë do e shohim nesër.

Thjesht duke pasur profesorin afër dhe duke e ditur se çfarë eksperiencash ka në Europë dhe duke na marrë veç e veç duke na treguar çfarë mund të bëjmë më mirë në këto ndeshje, kjo na ka mjaftuar.

Ndeshja është 90 minuta, goli mund të vijë në minutë të parë apo 90. Ne thjesht duhet të kemi besim dhe të bëjmë lojën tonë për 90 minuta.

Jo vetëm unë, por të gjithë ekipi do të japë 100% që atë gol që e neglizhuan dhe ia lamë të lehtë kundërshtarit, ne të jemi më agresivë dhe të bëjmë më shumë gola”, tha Ismailgeci.

Arena e Lajmit

 


Loading…

Loading…

“Që kur mbaroi ndeshja e parë kishim besim që e kthejmë”, kapiteni Ismailgeci premton: Në Tiranë do të jetë ndryshe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook