Sulmet kibernetike/ “Tendera korruptive, 200 mln euro përfunduan në xhepat e baxhanakëve me shokë”, Berisha thirrje NATO-s dhe SHBA: Ndihmoni Shqipërinë për të kapërcyer agresionin

Nato2

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim për mediat i ka bërë thirrje NATO-s të ndihmojë Shqipërinë në lidhje me sulmet kibernetike të Iranit.

Berisha theksoi se tendera korruptive me vlerë 200 mln euro përfunduan në xhepat e baxhanakëve me shokë.

“Shtoj këtu se për këto akte të shtrira në vite, në Shqipëri nuk ka asnjë të dënuar, asnjë të burgosur, ndonëse përbënin dhunim të rëndë të ligjeve të vendit. Dënoj me forcën më të madhe tenderat korruptive të ndërtimit dhe mbrojtje së këtyre sistemeve, përpjekje për të ndërhyrë sistemet në Kosovë, por mbrojtja e tyre ka qenë e shkëlqyer se s’ka lejuar penetrimin e këtyre në sistem. Sepse 200 mln euro të shpenzuara në Shqipëri përfunduan në xhepat e gjeliqeve, baxhanakëve me shokë dhe s’kanë përfunduar te teknologjia mbrojtëse dixhitale. Përpjekjet për të fajësuar kompaninë amerikane, janë përpjekje për të mbuluar vjedhjet që kanë bërë. I bëj thirrje NATO-s, SHBA, me një ekip të gjithëanësh, me specialistë të fushave të ndryshme, të ndihmojnë Shqipërinë për të kapërcyer këtë agresion, duke shqyrtuar situatën e sistemeve dixhitale në Shqipëri. Dënoj gjithashtu përdorimin e sistemeve kundër sistemeve të Kosovës.”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Sulmet kibernetike/ “Tendera korruptive, 200 mln euro përfunduan në xhepat e baxhanakëve me shokë”, Berisha thirrje NATO-s dhe SHBA: Ndihmoni Shqipërinë për të kapërcyer agresionin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook