Dueli në Ligën e Konferencës, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për sfidën me rumunët

Klubi i Vllaznisë ka bërë publike çmimet e biletat dhe ka nxjerrë në shtije hyrjet për sfidën e Ligës së Konferencës ndaj rumunëve të Universitatea Krajova. Shkodranët shpresojnë që të kenë një prani sa më të madhe tifozësh në tribuna ndaj çmimet për këtë sfidë, kanë qenë mjaft popullore.

291870961_450842920383725_8026543878060986134_n

Biletat për ndeshjen e të enjtes së 21 korrikut, variojnë nga 200 lekë, deri në 3000 lekë, duke shpresuar që edhe këto çmime të jenë një shtysë më shumë për tifozët që të ndjekin sfidën në fjalë dhe të mbështetin nga afër ekipin.

292221560_450843087050375_1585573624116227228_n

NJOFTIMI I VLLAZNISË

“Duke filluar nga sot, nis shitja ONLINE e biletave të ndeshjes Vllaznia- Universitatea Craiova e vlefshme për “UEFA Europa Conference League”, ndeshje kjo që do të luhet të enjten, datë 21 korrik 2022, në ora 21.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Biletat mund t’i blini duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Ndërkohë, në sportel, biletat do të dalin në shitje duke filluar nga data 15 korrik”

Arena e Lajmit

 

 


Loading…

Loading…

Dueli në Ligën e Konferencës, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për sfidën me rumunët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook