Rei Manaj gjendet prej tre ditësh në Angli ku bëhet gati të nisë një aventurë të re në radhët e skuadrës së Uotford. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, ishte në pritje të përfundimit të procedurave burokratike para se të firmoste kontratën e tij, gjë e cila me sa duket është përfunduar sot.
Konfirmimi vjen nga gazetari i njohur Ashraf Ben Ajad, i cili shkruan kryesisht për klubin e Barcelonës dhe ka qenë pjesë e katalanases “Sport” për shumë vite duke u bërë një nga burimet më të besueshme të lajmeve të merkatos për këtë klub.
Ai ka postuar në rrjetet sociale fillimisht “Rei Manaj firmos për Uotford” dhe me pas një foto të fundit të Manajt në Angli me mbishkrimin “Paç fat vëlla Rei”. Një postim që është shpërndarë menjëherë në mediat katalanase të cilët e quajnë të mbyllur tashmë firmën e Manajt te Uotford, e cila në këto ditë është vonuar për shkak të vizitave mjekësore si dhe lejes së punës që duhet për të nënshkruar me një klub britanik.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…