“Këto daljet me kërcënime për greva…”, protesta e pedagogëve dhe profesorëve, Rama: Disa nuk meritojnë as rrogën që kanë!

Rama 5 Ok

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot dhe për protestën e pedagogëve të cilët kërkojnë rritje pagash.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët online, Rama tha se qeveria ka gati një paketë mbështetje për universitetin, ku këtu përfshihet dhe rritja e pagave për pedagogët.

Por nga ana tjetër ai ka kritikuar protestën në një kohë krize, duke thënë se më mirëkuptues janë pensionistët në këtë kohë, se sa pedagogët.

“Është momenti për ta përsëritur që me forcë e ultimatume mua e kësaj qeverie nuk i merret gjë. Aq më tepër që me pedagogët kemi një tryezë të hapur që do mbahet besoj nga tetori. Do të vlerësojmë suksesin. Po përgatisim një paketë mbështetje për universitetin. Sigurisht që kjo do të përfshijë dhe një rritje pagash. Por këto daljet me kërcënime për greva, nuk e di se si janë këto në një kohë krize. Janë shumë më mirëkuptues pensionistët se sa disa që nuk e di nëse meritojnë rrogën që kanë. Po them për disa që bërtasin më shumë se të gjithë.

“Këto daljet me kërcënime për greva…”, protesta e pedagogëve dhe profesorëve, Rama: Disa nuk meritojnë as rrogën që kanë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook