Bajerni i Mynihut është në kërkim të një sulmuesi, pasi Robert Levandovski pritet të transferohet te Barcelona. Gjermanët duket se në plan për të transferuar kishin talentin portugez, Zhoao Feliks, por çdo gjë duket se ka dështuar.
Siç bën me dije “Sport1”, Bajerni i ka ofruar Atletikos së Madridit një shumë prej 80 milionë eurosh përfshirë dhe kartonin e mbrojtësit Benzhamin Pavard, e cila është refuzuar nga madrilenët.
Nga ana tjetër, kampionët e Gjermanisë kanë bërë ofertën e parë zyrtare për mbrojtësin e Juventusit, Matijas De Ligt, duke i ofruar “Zonjës” 60 milionë euro plus 10 të tjera bonuse.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…