Dinamo ndez “motorët”, në stërvitje të pranishëm të gjithë “senatorët” (LISTA E PLOTË)

Dinamo ka zbritur dje në fushë dhe ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ku objektivi është rikthimi i shpejtë në Superiore.

DINAMO 1

Trajneri Nevil Dede ka zhvilluar kështu seancën e parë stërvitore në krye të bluve të kryeqytetit. Ai kishte në dispozicion më shumë se 20 lojtarë dhe pasi është prezantuar me ta, ka folur disa minuta para grupit.

Më pas ka vazhduar punën në fushë për dy orë.

NEVIL DEDE

Në Kamzë, ku Dinamo ka nisur stërvitjen, ka mbërritur më pas edhe presidenti Ardian Bardhi, ndërkohë që i pranishëm ishte edhe ortaku i tij, Kristjan Gjidodaj. Nuk ka pasur “fytyra” të reja në këtë seancë të parë stërvitore, me përjashtim të dy lojtarëve të rinj. Blutë ende nuk e kanë bërë goditjen e parë në merkaton e verës.

SENATORËT – Dinamo do të kenë sërish në skuadër një pjesë të mirë të titullarëve të sezonit të fundit. Drejtuesit e klubit vendosën të mbajnë rreth 80% të skuadrës së Superiores, ku bëjnë pjesë disa titullarë dhe të tjerë lojtarë më të rinj.

Nga lojtarët me përvojë ishin të pranishëm dje Edvan Bakaj, Eni Imami, Sabjen Lilaj, Besir Demiri, Edis Maliqi e Patrik Bardhi, si dhe më të rinjtë Alesio Mija, Endrit Prodani, Ali Samake e me radhë. Grupi plotësohej nga një pjesë e mirë e Dinamos U21 të sezonit të kaluar.

Këta lojtarë të rinj në moshë pritet të kenë hapësira në Kategorinë e Parë, pasi kjo është edhe pjesë e rëndësishme e politikave të klubit.

SIMONI – Mungesa e parë që binte menjëherë në sy ishte ajo e portierit Simon Simoni.

Ai pritet të transferohet në një kampionat të huaj shumë shpejt, ndaj edhe drejtuesit e Dinamos nuk e kanë llogaritur për sezonin e ri.

Titullari i portës blu, siç është bërë me dije tashmë, do të jetë Edvan Bakaj. Pritet të mësohet tashmë vetëm emri i skuadrës së re të 17-vjeçarit.

Për të ka pasur kërkesa nga klube nga Turqia, Franca dhe Anglia.

Shanset më të mëdha duket se janë për të kaluar në kampionatin turk, por klubi mbetet i rezervuar në këtë drejtim, përderisa ende nuk ka një marrëveshje konkrete.

Mungesat e tjera në ditën e parë të stërvitjes ishin Lansinet Sidibe dhe Rexhinaldo.

lis

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Dinamo ndez “motorët”, në stërvitje të pranishëm të gjithë “senatorët” (LISTA E PLOTË)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook