“Ilari Blazi e çmendur pas një djali të pashëm, Toti i gjeti mesazhe komprometuese”, mediat italiane: Legjenda e Romës në romancë me…

Françesko Toti dhe Ilari Blazi i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë pas 23 vitesh së bashku.

Ilary Blasi dhe Francesco Totti5

Legjenda e Romës dhe prezantuesja italiane, prindër të tre fëmijëve, Shanel, Izabel dhe Kristian, dhanë lajmin për fundin e martesës së tyre pasi në media u përfol për një krizë të fortë në çift.

Në atë kohë, çifti mohoi lajmet për një ndarje por duket se marrëdhënies së tyre i ka ardhur fundi.

45-vjeçari u përfol në muajin shkurt për një romancë me Noemi Boki dhe ka shenja të forta se biondja i ka rrëmbyer zemrën përpara se çifti të ndaheshin.

noemi bochi3

 Makina e Toti është parë e parkuar poshtë shtëpisë së saj, ndërsa gjatë ndeshjes Roma-Xhenoa janë parë së bashku të ulur në stadium.

Me pak fjalë, të dy kanë të përbashkët pasionin e tyre për futbollin. Gjithashtu dyshja kanë një dashuri të madhe për sportin e Padel. Javët e fundit futbollisti mësohet se ma kaluar shumë kohë duke luajtur këtë lloj sporti, larg bashkëshortes së tij, e cila nga ana tjetër shijonte pushimet me fëmijët e saj.

noemi bochi2

Historia e dashurisë mes Noemit dhe Totit mësohet se ka nisur disa muaj më parë dhe raportohet se kur ky i fundit u përfshi në aksident, ajo vrapoi drejt vendngjarjes për të qenë pranë tij.

Noemi Boki ka qenë e martuar me një sipërmarrës të njohur, menaxher i një ekipi të Lacios.

Profili i saj në Instagram është aktualisht privat, shenjë që ajo dëshiron të qëndrojë larg vëmendjes mediatike, ndërsa ka rreth 3 mijë ndjekës në rrjetin social.

noemi bochi

Ndërkohë, teksa Toti ngushëllon veten me partneren e re, edhe Ilari Balzi raportohet se ka nisur një romanë.

Bëhet fjalë për “një djalë të pashë, për të cilin ajo lë kokën”, raportojnë mediat italiane.

“Gjithçka filloi kur kapiteni lexoi disa mesazhe komprometuese në telefonin e gruas së tij”, shpjegon revista “Chi”. “Ka zëra për një lidhje me një djalë të ri të pashëm, për të cilin Blazi ka rënë në dashuri kokë e këmbë, të cilin e ka mbajtur larg qendër së vëmendjes gjatë udhëtimeve të saj. Numri 1 i Romës u përpoq të bënte gjithçka që ishte e mundur deri në fund për të mbrojtur fëmijët e tij.”

Ilary Blasi dhe Francesco Totti

Nuk dihet nëse marrëdhënia e ishte konsumuar nga të dyja palët dhe çifti kanë gjetur ngushëllim tek partnerë të tjerë, apo Françesko Toti ishte zhgënjyer nga sjellja e bashkëshortes, apo Ilari Blazi kishte dyshime për marrëdhënien e tij me Noemi.

Çifti u martuan në vitin 2005 dhe shumë shpejt erdhi në jetë fëmija i tyre i parë, djali Kristian, pastaj dy fëmijët e tjerë, Shanel, në 2007 dhe Izabel, në 2012.

noemi bochi1Ilary Blasi dhe Francesco Totti2Ilary Blasi dhe Francesco Totti3Ilary Blasi dhe Francesco Totti4

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Ilari Blazi e çmendur pas një djali të pashëm, Toti i gjeti mesazhe komprometuese”, mediat italiane: Legjenda e Romës në romancë me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook