Zgjatet lista e skuadrave që duan të fitojnë shërbimet e sulmuesit shqiptar, Silvio Merkaj.
Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, përveç Barit, Pizës, Komos dhe Ternanës tani sulmuesin 24-vjeçar e ndjekin me interes edhe Benevento, Breshia dhe Peruxhia.
Paraqitjet mbresëlënëse në Serinë C me fanellën e Virtus Entelës bënë që shqiptari të jetë në radarët e shumë ekipeve të Serisë B italiane në këtë sesion të merkatos verore.
Gjatë sezonit të kaluar me ekipin nga Liguria, 24-vjeçari u aktivizua gjithsej në 39 ndeshje në Serinë C ku realizoi 15 gola dhe dhuroi gjithashtu edhe 7 asiste për shokët e skuadrës.
Më parë, Silvio Merkaj ka mbajtur veshur fanellat edhe të Vastoxhirardit, Bitontos, Gelbizonit, Igeas, Neanias dhe Folinjos.
– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…