Merkato pa “frena”, me klubin e Kategorisë së Parë firmos ish-sulmuesi i Partizanit dhe Kukësit

Turbina vazhdon me përforcimet. I radhës që i shtohet listës së afrimeve është Markovanbasten Çema.

Cema

Të verdhët e kanë dashur me kohë sulmuesin shtatlartë, por vetëm tani kanë siguruar shërbimet e tij. Sezonin e fundit ai e mbylli te Burreli dhe tashmë karrierën do ta vijojë në Cërrik.

Pas disa ditësh negociata, drejtuesit e kanë bindur. Palët kanë rënë dakord për të gjitha modalitetet e kontratës dhe më pas ka ardhur firma.

Ai bëhet afrimi i 8-të në këtë merkato, pas Marcel Gonzalesit, Alfredo Sinajt, Salvador Gjonajt, Gëzim Hyskës, Mariol Sotës, Xhuljano Buxhelajt dhe Armend Murrjas.

Drejtuesit janë tepër të kënaqur që arritën ta bënin të vetin këtë sulmues, përvoja e të cilit nuk ka nevojë për fjalë.

Të verdhëve u duhej një “bomber” i tillë, pasi siç dihet kanë vuajtur në repartin e avancuar. Çema ka bërë paraqitje të mira me matjanët, duke shënuar dhe gola vendimtarë.

Prezantimi i Çemës do të bëhet në datën 18 korrik, kur cërrikasit do të startojnë përgatitjet.

MARIGLEN MIRAKA – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Merkato pa “frena”, me klubin e Kategorisë së Parë firmos ish-sulmuesi i Partizanit dhe Kukësit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook