“Rama ka pushtet 10 % më shumë se Ramiz Alia”, Berisha: Pas 30 vitesh Shqipëria ndodhet në një diktature partiake dhe personale

4e59396a D7d8 47c4 A71b 0b2fda540a05

Kreu i PD Sali Berisha në një bashkëbisedim me shqiptarët në Itali kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur ai ka marrë peng edhe opozitën shqiptare në mënyrë kriminale.

“Ajo çfarë mund të ju them është se Shqipëria pas 30 vitesh rruge në demokraci, është në kuptimin absolut të fjalës, diktaturë njëpartiake dhe personale. Pse e them këtë? Sot të gjitha pushtetet kontrollohen tërësisht dhe totalisht nga një person dhe parti. Sot Edi Rama ka pushtet, 10 % më shumë seç kishte Ramiz Aliaj pas shkurtit të vitit 1991. Diktaturat personale dhe një partiake nuk është se nuk kanë parti të tjera, por një parti e vetme i kontrollon të gjitha dhe ky është rasti tipik, klasik i Shqipërisë. Edi Rama pasi mori një e nga një të gjitha pushtetet, të fundit Presidentin e Republikës, ashtu siç doli këto ditë ai kishte marrë peng me dosje edhe opozitën shqiptare në mënyrën më të turpshme dhe kriminale. Pse e them këtë?

E them që të ju them ju dhe mbarë shqiptarëve se në Tiranë është një tiran, armik i egër i lirisë tuaj. Një armik i egër i lirive të cilat burojnë nga vota. I lirive të cilat garantohen nga ndarja e pushteteve dhe funksionimi i ligjit. I lirive e cila funksionon me funksionimin e pluralizmit”, tha ai.

“Rama ka pushtet 10 % më shumë se Ramiz Alia”, Berisha: Pas 30 vitesh Shqipëria ndodhet në një diktature partiake dhe personale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook