“Sajesë e fëmijëve dhe gruas”, ngujoi familjen për 6 vite, familjarët e së shoqes: Ai nuk e lejoi as në varrimin e babait

Gjergj Laci Radikali

Pa drita dhe ujë prej shumë kohësh, të dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht dhe të detyruar të jetojnë në kushte të vështira pa asnjë lidhje me botën. Kjo është historia e familjes Laçi në kryeqytet, kryefamiljari i të cilës u arrestua pak ditë më parë nga policia e Tiranës.

Kryefamiljari Xherxh Laçi mbante brenda mureve të një shtëpie në mjerim, dy djemtë adoleshent dhe bashkëshorten. Të shumta kanë qenë dëshmitë pas arrestimit dhe largimit të familjes nga ambientet ku qëndronin të mbyllur, por tronditëse janë dëshmitë e dy djemve dhe gruas, të cilët tregojnë një ngujim prej 6 vitesh dhe dhunë sistematike fizike e psikologjike.

Por nga njëra anë familjar të Xherxh Laçit janë shprehur se e gjithë kjo ngjarje është një sajesë e fëmijëve dhe gruas në bashkëpunim me dajën e fëmijëve. Madje ata shkojnë deri në akuza të rënda.

Stafi i emisionit “Me zemër të hapur” në News24 ka pasur një komunikim nga afër me të gjitha palët dhe nga familjarët e gruas është pohuar se prej vitesh motra e tyre nuk vinte në shtëpinë e prindërve, madje ata rrëfejnë se ajo nuk është lejuar nga Xherxhi as në përcjelljen mortore të të atit.

“Ai nuk e la as në varrimin e babait. Motra nuk ishte. Familjarët e Xherxhit kanë qenë në dijeni të asaj çfarë po ndodhte. Vetëm pak ditë më parë se të zbulohej ngjarja, kam komunikuar me babain e Xherxhit dhe diskutuam për këtë denoncim. Babai i tij ishte dakord, por vetëm tre ditë më parë se të arrestohej i biri ndërroi mendje e tha se nuk do të merrej më me këtë histori”, ka thënë daja i fëmijëve.

Të dy palët japin versionet e tyre, por në fund të çdo bisede duket sikur ata bien në konsensus se interesi më i lartë janë fëmijët, nga njëra anë janë të shqetësuar për fatin e familjes dhe nga ana tjetër të një konflikti të mundshëm mes palëve

Familjarët shprehen se problematikat nisën që pasi Xherxhi u kthye nga emigracioni dhe vendosi të mos punoj më.

Gjyshi i fëmijëve e hedh poshtë akuzën e ngujimit, me pretekstin se ata shkolloheshin dhe kjo është e pamundur. Në kundërshtim të gjyshit, dajat pohojnë se edhe kur fëmijët dilnin për itinerarin e shkurtër shkollë-shtëpi, i ati tyre, Xherxhi, i ndiqte nga pas për t’i ruajtur. Ai refuzonte të lejonte fëmijët dhe bashkëshorten të bënin çdo lloj aktiviteti jashtë banesës, dhe s’mund ta refuzonin, duke qenë se Xherxhi qëndronte gjatë gjithë kohës i armatosur dhe për këtë ishin në dijeni të gjithë.

Arena e Lajmit

“Sajesë e fëmijëve dhe gruas”, ngujoi familjen për 6 vite, familjarët e së shoqes: Ai nuk e lejoi as në varrimin e babait

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook