Shkëlqeu në Botërorin e Brazilit, ish-mesfushori i Realit drejt transferimit në Serinë A

Ish-mesfushori i Realit të Madridit dhe Bajernit, Hames Rodrigez, kërkon me ngulm të rikthehet dhe një herë në Europë, ku kësaj radhe kërkohet në Serinë A.

hames rodrigez

Siç bëjnë me dije mediat nga Katari, Roma është vënë në ndjekje të mesfushorit kolumbian, duke e konsideruar atë si të duhurin për të zëvendësuar Zaniolon që pritet të transferohet te Juventusi.

Agjenti i lojtarit, Horge Mendesh, ka marrëdhënie të mira me teknikun e verdhekuqëve, Zhoze Murinjo dhe kjo gjë mund të bajë akoma më të mundur këtë lëvizje.

Rodrigez është penduar për transferimin e tij te skuadra e Al-Rajan dhe kërkon të përjetojë dhe një herë një aventurë në Europë.

Gjithashtu të interesuara për shërbimin e tij janë edhe Uest Hem, Gallatasarai, PSV dhe Inter Majemi.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Shkëlqeu në Botërorin e Brazilit, ish-mesfushori i Realit drejt transferimit në Serinë A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook