Interi po vijon fazën përgatitore në prag të sezonit të ri futbollistik 2022/2023.
Miqësoren e parë zyrtare skuadra zikaltër e zhvilloi më 10 korrik ku ekipi i drejtuar nga Simone Inzagi triumfoi me rezultatin 10-0 ndaj skuadrës modeste të FC Milanezes, ku autor i një goli ishte dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.
Së fundmi në stërvitje ai që ka spikatur ka qenë sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, i cili pas një krosi të marrë nga ana e djathtë ka realizuar një supergol në mënyrë akrobatike, në një roveshatë që për portierin ishte e paarritshme.
Një gol që bëri xhiron e rrjetit.
Interi do të zhvillojë në total 5 miqësore brenda një muaji, sot ndaj Luganos në orën 18:30.
Më 16 korrik ndaj Monakos, më 23 korrik kundër Lensit, më 30 korrik ndaj Lionit dhe për ta përmbyllur fazën përgatirore më 6 gusht ndaj Vijarealit.
– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…