VIDEO/ Tifozi tmerron Guardiolën, e ndjek me biçikletë rrugëve të Mançesterit vetëm për një… foto

Pep Guardiola ka përjetuar një moment paniku në rrugët e Mançesterit, teksa një xhiro me biçikletën e tij nuk ka pasur privatësinë e mjaftueshme për trajnerin e Sitit.

Collage Maker-12-Jul-2022-01.59-PM

Ai është pikasur nga një tifoz, i cili ka nisur ta ndjekë në rrugicat në qendër të qytetit dhe pasi i ka thirrur disa herë për të bërë një foto, ka arritur më në fund ta ndalë Guardiolën.

Por 51-vjeçari shfaqet i trembur, teksa nuk kupton arsyen përse personi i panjohur kërkon ta ndalë në mes të natës. Ai duket tek e thërret disa herë Guardiolën, dhe gjithçka e ka filmuar dhe më pas e ka hedhur në rrjetin social “TikTok”.

Pasi Pep ndalon, ai i afrohet edhe i kërkon të bëjnë një foto, të cilën trajneri e pranon. “Qytetarët” nisën dje fazën e tyre përgatitore.

Këtë javë kampionët e Anglisë do të stërviten në Mançester përpara se të nisen drejt SHBA-së në fundjavë, ku do të luajnë miqësoret kundër meksikanëve të Klub Amerikës dhe Bajernit të Mynihut. Në 30 korrik do të luajnë finalen e Superkupës së Anglisë kundër Liverpulit.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

VIDEO/ Tifozi tmerron Guardiolën, e ndjek me biçikletë rrugëve të Mançesterit vetëm për një… foto

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook