Vrasja në Shkodër, deputeti i PD: Rama thotë se ‘Shqipëria është më e sigurta’! Grupet kriminale janë sofistikuar dhe qytetarët janë nën terror

Shkoder

Deputeti  PD, Ervin Salianji, ka reaguar për vrasjen në Shkodër. Salianji shkruan se kryeministri Edi Rama ka një realitet paralel dhe thotë se Shqipëria është vend i sigurt, duke shtuar se ngjarjet kriminale në Shkodër dhe Korçë tregojnë se vendi është pa rend dhe pa siguri.

Reagimi

Ngjarjet e sotme kriminale në Shkodër dhe Korçē edhe njêherë tjetër tregojnë që Shqipëria është pa rend dhe siguri, që banditët nuk kanë frikë nga autoriteti i shtetit dhe zgjedhin kur dhe ku të duan të lajnë hesapet me njëri tjetrin apo të kërcënojnë ata që nuk ju nënshtrohen!

Ndërkohë që grupet kriminale janë sofistikuar dhe qytetarët janë nën terror, kryeministri ka një realitet paralel kur shprehet se Shqipëria është më e sigurta!

Siguri deri më sot po tregohet që kanë vetëm bandat e krimit të organizuar, siguri që janë të paprekshëm, që cfarëdo të bëjnë qeveria do numërojë makinat e djegura dhe do përpiqet të mbulojë kriminalitetin e lartë me propagandë!

Arena e Lajmit

Vrasja në Shkodër, deputeti i PD: Rama thotë se ‘Shqipëria është më e sigurta’! Grupet kriminale janë sofistikuar dhe qytetarët janë nën terror

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook