Dibala pret Interin, katër klube të tjera ushtrojnë presion. Ja kujt do t’i bënte më shumë punë argjentinasi

E kush do ta kishte menduar se në mesin e muajit korrik, Paulo Dibala do të ishte ende pa skuadër? Ndoshta asnjë, sepse duke parë mënyrën sesi u nda nga Juventusi, dukej sikur firma me ekipin e radhës në karrierën e tij ishte thjesht një formalitet, ndërkohë që argjentinasi tashmë ka nisur që të mërzitet jo pak, duke qenë se Interi nuk po duket më aspak i bindur për të.

DIBALA

Përkundrazi, po luan një lojë disi të shëmtuar, duke parë se pas një akordi të parë prej 7 milionësh në sezon, tashmë oferta është ulur në 5 milionë euro neto, plus 1 milion bonuse.

Gjithsesi, fakti që Dibala kërkon të luftojë për të fituar dhe të vazhdojë të jetë protagonist në Champions, duke parë edhe një “barrë” jo të vogël me sponsorë që e kërkojnë në elitë, mund të sakrifikojë dhe të pranojë zikaltrit, por çështja është se nga Milano po vonohen shumë dhe nuk po arrijnë që të shesin ende asnjë lojtar të padëshiruar në sulm.

inter (1)

Prandaj, i gjendur në këtë pikëpyetje të madhe, Dibala ka nisur që të vëzhgojë, por udhëkryqi përpara tij ka jo pak, por edhe tri rrugë të tjera.

Milani, Roma dhe së fundmi edhe Napoli janë interesuar bindshëm për 28- vjeçarin argjentinas.

Më shumë se kushdo tjetër është Zhoze Murinjo që po e markon nga shumë pranë dhe ndoshta Roma është gati që të arrijë t’i paguajë edhe deri në 7 milionë euro rrogë në sezon, por problemi është se verdhekuqtë, edhe pse fituan Ligën e Konferencës në Tiranë, nuk luajnë në Champions këtë sezon. Problem!

roma (1)

Ndaj, Milani dhe Napoli e shohin ndoshta pa dashur vetën më të favorizuara sesa Roma, por këtu janë problem paratë. Sepse kuqezinjtë nuk mund të ngrihen më shumë sesa te 5 milionët në total në sezon, ndërsa Napoli edhe mund ta bëjë, por nuk i ofron më shumë se 3 vite, duke parë dëmtimet e shpeshta në radhët e Juventusit.

napoli

milan (1)

Sa shumë dilema, por nga ana tjetër edhe sa shumë nevojë kanë të gjitha këto skuadra për një lojtar si Dibala. Po, sepse Paulo di t’i ndryshojë fytyrë kujtdo dhe nga Interi, Milani, Roma e Napoli, do të shtonte cilësi që askush nuk i ka, siç nënvizojnë edhe 4 prej ikonave të klubeve në fjalë, në analizën e tyre për “Gazzetta dello Sport”.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Dibala pret Interin, katër klube të tjera ushtrojnë presion. Ja kujt do t’i bënte më shumë punë argjentinasi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook