E konfirmon edhe Kulibali, mbrojtësi është pranë lamtumirës nga skuadra e Napolit

Kalidu Kulibali do t’i japë lamtumirën Napolit, pavarësisht ofertës së rëndësishme që ka marrë për rinovimin. Mbrojtësi nga Senegali ka vendosur të largohet nga napolitanët dhe të nisë një sfidë të re në kampionatin anglez, ku është shumë pranë firmës me Çelsin.

KULIBALI

Sot u raportua se Kulibali kishte gjetur marrëveshjen me klubin anglez dhe se Napoli gjithashtu ishte gati ta linte të largohej kundrejt një pagese prej 40 milionë eurosh për të prishur kontratën në vitin e fundit të saj.

Akordi është shumë pranë finalizimit dhe konfirmimi ka ardhur edhe nga vetë lojtari i cili ka folur shkurtimisht për “Eurosport”. “Do ta konfirmoj në vijim, por jemi në rrugën e duhur”, ishin fjalët e tij rreth transferimit të mundshëm në Angli, duke bërë të qartë tashmë se shumë shpejt do të bëhej blerja e radhës e londinezëve të cilët nuk po kursehen gjatë merkatos së verës.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

E konfirmon edhe Kulibali, mbrojtësi është pranë lamtumirës nga skuadra e Napolit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook