‘Inceneratorët’/ Artan Hoxha: SPAK kërkoi arrestimin e një kryebashkiaku, por…

Artan Hoxha 3 1068x693

Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar se SPAK ka kërkuar një urdhër arresti për një kryebashkiak të lidhur me aferën e Inceneratorëve, por sipas tij nuk është firmosur nga Gjykata e Posaçme.

Në një intervistë në ABC, Hoxha e ka cilësuar këtë si një dështim të SPAK, që solli edhe një shfryrje të hetimeve. Më tej shtoi se urdhër arresti ishte për një bashki më të vogël se ajo e Tiranës.

“Aktualisht jemi tek Fieri akoma, pra tek inceneratori i dytë. Fieri ka marrë një pagesë për vitin 2022 dhe e ka marrë brenda muajit gusht. Janë paguar 3.1 milion euro për Fierin dhe i kanë marrë paratë.” Për Fierin, prokuroria tentoi të bënte një goditje më lart. U tentua lëshimi i një urdhër arresti për një kryetar bashkie por nuk u miratua nga Gjykata. Nuk u firmos urdhri i Prokurorit. Por të ishte miratuar, hetimet për inceneratorin e Tiranës do merrnin rrjedhje tjetër. SPAK dështoi me këtë tentativë. 128 milion euro është pagesa për Tiranën. Ndërsa për Fierin nuk u shkua dot më lart me hetimet. Që nga 2018 janë paguar 86 milion euro. Kemi dy incenerator por i treti nuk ekziston. Kemi një histori me zhurmë dhe pa një proces gjyqësor” tha më tej Hoxha.

‘Inceneratorët’/ Artan Hoxha: SPAK kërkoi arrestimin e një kryebashkiaku, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook