Milani kërkon mbrojtësin e Totenhemi, por “Djallit” i vetofrohet një sulmues

Pas zbarkimit në Londër së Dejan Kulusevskit, mbi të gjitha, të fundit të Riçarlisonit, ai duket se ka shumë pak hapësirë te Totenhemi i Antonio Kontes. Po flasim për Lukas Mouran që mund të mos luajë në Londër në sezonin e ri, teksa menaxheri i tij e ka ofruar te Milani.

Collage Maker-12-Jul-2022-03.38-PM

Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2024 me pagë prej më pak se 5 milionë eurosh. Në këto kushte, falë edhe Dekretit të Rritjes, mund të përfaqësojë një përforcim të mundshëm për “Djallin” që ka nevojë për lojtarët me përvojë në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, thuhet se braziliani i është ofruar edhe Juves e Romës.

PËR MBROJTJEN – Stefano Pioli ka vendosur që Fikajo Tomori dhe Pier Kalulu do të jenë qendërmbrojtësit titullarë për sezonin e ri. Megjithatë, me largimin e Alessio Romanjolit, kuqezinjtë duan me patjetër një afrim të ri në prapavijë dhe Zhafet Tanganga mund të jetë profili i duhur.

23-vjeçari i Totenhemit thuhet të ketë kërkuar largimin, pasi dëshiron të luajë më shumë. Nga situata po tenton të përfitojë Milani që sipas disa mediave britanike mund të ketë pasur bisedime me menaxherin e lojtarit, por ende jo diçka konkrete me skuadrën angleze.

Tanganga përgjatë tri sezoneve me Totenhemin ka luajtur në vetëm 43 ndeshje dhe tashmë nuk dëshiron më të presë që Antonio Konte t’i besojë.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Milani kërkon mbrojtësin e Totenhemi, por “Djallit” i vetofrohet një sulmues

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook