“Ne s’kemi çfarë të humbasim”, Bekaj flet me siguri për paraqitjen e Tiranës: Do të provojmë përmbysjen e madhe

Visar Bekaj është i bindur që Tirana do të bëjë gjithçka për të përmbysur rezultatin. Në një intervistë për “Panorama Sport”, gardiani i bardhebluve foli për ndeshjen me Dudelanzhin. Ai renditi problemet e ndeshjes së parë, ndërsa foli edhe për sfidën e dytë. Tha se Limaj është mungesë e madhe, por skuadra do të mundohet që ta tregojë veten. Në fund, Bekaj thotë se Tirana nuk ka çfarë humbet dhe do të kërkojë fitoren në 90- minutëshin e dytë të Champions Leagues.

bekaj

Ndihet ende ai rezultat që morët në Luksemburg edhe tani, disa ditë pas humbjes?

Po, normalisht që është një ndjenjë jo shumë e mirë. Ama kemi ende një ndeshje dhe besoj se nga ajo sfidë ka diçka të mirë. E kemi njohur kundërshtarin. E dimë se si luan dhe cila është qasja e tij. Jam i bindur që këtu do të dalim me një rezultat shumë pozitiv dhe ta përmbysim atë që pësuam në sfidën e parë.

Mungesa e Limajt do të mungojë në skuadër në këtë sfidë të dytë të Tiranës?

Normalisht që ndikon një mungesë. Çdo lojtar ka vlerën e tij në ekip. Është një mungesë e madhe, por shpresoj që gjërat do të shkojnë mirë. Kemi edhe lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë. Besoj se edhe ata do të bëjnë shumë mirë.

Duke e krahasuar me sfidën e parë, sa do të jetë e aftë Tirana të dominojë ndeshjen e dytë?

Në skuadër ne kemi shumë kualitet për ta përmbysur rezultatin. Vetëm se nuk duhet t’i mbivlerësojmë kundërshtarët, sepse ata në kualitet janë më dobët se ne. Siç e patë edhe ju, në pjesën e dytë patën një rast me kokë dhe shënuan gol. Shpresoj që do ta ndalim aty ku duhet, sepse e dimë çfarë jep kundërshtari.

Ku çaloi skuadra më shumë. Në individë të veçantë apo si grup?

Në fushë futemi si ekip. Nëse çalon një lojtar, çalon gjithë ekipi, sepse jemi të gjithë bashkë. Të gjithë kemi përgjegjësinë tonë. Ama do të përmirësohemi dhe të kalojnë turin.

E ndieni presionin e kualifikimit pak orë para ndeshjes me Dudelanzhin në Champions?

Normalisht që jo. Ne kemi humbur ndeshjen e parë. Nuk kemi çfarë të humbasim më. Presion do të kishim nëse ne e kishim mbyllur takimin e parë me fitore ose barazim. Presioni nuk është te ne. Është te kundërshtari. Ne kemi publikun tonë, edhe pse kemi rezultatin në disavantazh. Ka ndodhur në shumë raste që edhe në Superiore që nga 1-0 brenda një pjese, e kemi kthyer takimin 2-1 dhe kjo mund të ndodhë. Për më tepër që kemi 90 minuta për ta kthyer rezultatin dhe për këtë, jam besimplotë.

OLSI AVDIAJ-Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Ne s’kemi çfarë të humbasim”, Bekaj flet me siguri për paraqitjen e Tiranës: Do të provojmë përmbysjen e madhe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook