Ushqmiet e fermentuara njihen për përfitimet e tyre shëndetësore, por tani studiuesit kanë zbuluar se ato falin edhe benefit për shëndetin mendor.
AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull me më shumë detaje rreth këtij zbulimi interesant.
Shkencëtarët nga Kolegji Universitar Cork në Irlandë, prezantuan tek pjerëmarrësit një dietë një mujore, e cila është projektuar posaçërisht për të fuqizuar bakteret e zorrëve të një personi.
Kjo dietë përfshinte dy ose tre racione në ditë me ushqime të fermentuara, të tilla si lakra turshi etj.
Pjesëmarrësit konsumuan gjithashtu fruta dhe perime të larta në prebiotikë, si qepët, preshi, lakra, molla, bananja, bishtajoret dhe drithërat.
Ekspertët besojnë se përdorimi i ushqimeve të mira për sistemin tretës, ndikon pozitivisht në komunikimin zorrë-tru dhe kjo mund të mundësojë reduktimin dhe çrregullimet e lidhura me stresin.
Po ashtu kjo bën që truri dhe zorrët të jenë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin, duke lejuar kryerjen e funksioneve thelbësore të trupit.
Të dhënat e studimit treguan edhe se njerëzit që konsumuan ushqimet e fermentuara bënin një gjumë të qetë.
Herën tjetër që do të ndiheni të stresuar, mendoni më me kujdes për atë që planifikoni të konsumoni për drekë ose darkë.
Përfshirja e më shumë fibrave dhe ushqimeve të fermentuara për disa javë mund t’ju ndihmojë të ndiheni pak më pak të stresuar. /AgroWeb.org