Sezoni i gripit dhe të ftohurave ka filluar dhe përpara se të ikë duket se do të shpërndahet mirë në të gjithë territorin.
Këtë e konfirmon edhe Instituti i Shëndetit Publik ku thuhet se gripi po qarkullon edhe në Shqipëri si në të gjithë Evropën.
Konkretisht bëhet fjalë për virusin A/H1 i cili në vendin tonë është në rritje dhe për momentin cilësohet me një intensitet mesatar.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, janë rregjistruar rreth 11 mijë raste me simptoma të këtij lloj gripi vetëm gjatë ditëve e orëve të fundit.
Ekspertët e ISHP e cilësojnë këtë situatë si normale për stinën në të cilën ndodhemi, duke marrë parasysh edhe uljen e madhe të temperaturave.
Gjithësesi ata japin disa këshilla për të gjithë përsonat e prekur ose jo nga gripi për ta kaluar sa më lehtë këtë situatë.
Nëse nuk jeni prekur ende nga gripi, bëni mirë që të kujdeseni për higjenën e trupit tuaj.
Kjo do të mbajë bakteret dhe viruset larg jush.
Ekspertët këshillojnë të;
– Lani duart rregullisht
– Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme
– Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini
– Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz
– Ruani një temperaturë të qendrueshme brenda banesave tuaja.
– Ajrosini vazhdimisht ambientet ku rrini.
Në rastet kur jeni prekur nga gripi bëni kujdes që të mos rëndoni gjendjen në të cilën ndodheni.
Për të qenë sa më të sigurt mjafton të ndiqni këshillat si më poshtë.
Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.
– Konsumoni ushqime të ngrohta
– Pini sa më shumë lëngje
– Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)
– Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun.
Për më shumë informacion rreth kujdesit dhe parandalimit të viruseve gripale shikoni infografikën e mëposhtëme;
/AgroWeb.org